Ji i ndershëm sa të mos mashtrosh askënd, por jo aq sa të mashtrohesh nga çdokush

grua

ObserverKult ua sjell disa thënie të shkrimtarit italian, Carlo Dossi:

E artë quhej epoka ku ar nuk kishte.

Dashuria dhe miqësia përjashtohen reciprokisht.

Ji i ndershëm sa të mos mashtrosh askënd, por jo aq sa të mashtrohesh nga çdokush.

Jepuni shumë liri të tjerëve, nëse doni të keni shumë për vete.

Mendo me zemër e shkruaj me mend.

Miku i rremë është si hija që na ndjek derisa dielli perëndon.

Buzëqeshja është për bukurinë ashtu si kripa për gjellën.

Gjenialiteti është një lloj marrëzie.

ObserverKult

———————————————————————————————–

Lexo edhe:

Suksesi: ObserverKult ju sjell disa thënie të zgjedhura për te:

Rruga te suksesi dhe rruga drejt dështimit janë pothuajse gjithnjë e njëjta.” – Colin Davis

Suksesi zakonisht u shkon atyre që janë duke e kërkuar.” – Henry Thoreau

Mundësitë nuk ndodhin, ne i krijojmë.” – Chris Grosser

Mos ki frikë të heqësh dorë nga e mira për të shkuar drejt një të mire më të madhe.” – John Rockefeller

Kam zbuluar se sa më shumë punoj, aq më shumë fat kam.” – Thomas Jefferson

Mos u bëj një njeri suksesi, bëhu një njeri vlerash.” – Albert Einstein

Sukses do të thotë të kalosh nga dështimi në dështim pa e humbur entuziazmin.” – Winston Churchill

Nëse nuk do të rrezikosh të zakonshmen, duhet të përshtatesh me të.” – Jim Rohn

Ata që janë aq të çmendur sa mendojnë se do ndryshojnë botën, ata e bëjnë.” –Anonim

Mos lër frikën e humbjes të jetë më e madhe se dëshira për të fituar.” – Robert Kuyoaski

Sukseset më të mëdha nuk ndodhin brenda natës, kërkojnë kohë.” – Steve Jobs

I vetmi limit për arritjet e së nesërmes, janë dyshimet e së tashmes.” – Franklin Roosvelt

Luftëtari i suksesshëm është një njeri mesatar por i fokusuar.” – Bruce Lee

Nuk ka sekrete për suksesin. Është rezultat i përgatitje, punës së shumtë dhe mësimit nga dështimi.” – Colin Powell…

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult