Suzana Roberts: Duke të kërkuar ty…

Foto ilustrim


Shekujt kapërceva
sytë e ngrohtë, lotët e një vajze
rërën dhe erën
Më dehu dashuria e dhembshur
që derdhe mbi mua
emri yt në qiell të zbuluar
në kujtesën hyjnore
Me çfarë emri duhet të të kërkoj
në këtë tokë plot shenja
kur vijën e lotëve të mia puth
përgjatë rrugës së shtëpisë tënde?
Pas thirrjen së erës kam humbur
aty ku dridhet gjaku
në folenë e vatrës së vet
Kur më thërret dhe të thërras
nga boshti shpirtëror i universit.

Përktheu: Bajram Karabolli