Pedro Salinas: Nuk mendoj vetëm unë për ty…

“Të të mendoj është të të kem”, poezi nga Pedro Salinas

Si më lë të të mendoj?!
Të menduarit për ty nuk e bëj vetëm, unë.
Të të mendoj, është të të kem
Si trupi i zhveshur para puthjeve
i gjithi përpara meje, i dhënë
Ndiej, si i jepesh kujtesës sime
si i dorëzohesh mendimit të zjarrtë

pëlqimit tënd të madh përtej largësisë, dhe më shumë se pëlqimi,
më shumë se dorëzimi, më ndihmon, vjen tek unë,
më rrëfen kujtime cung, ti më bën shenja plot gaz e jetë,
të gjalla, nga e kaluara, duke më ftuar.
Më thua që prej andej
se ne bëjmë atë që dua.

bashkohemi – në të menduarin për ty,
dhe hyjmë nëpër puthjen që më çel,
dhe të mendojmë, të dy, vetëm unë.

Shqipëroi Sheila Rexho

ObserverKult


Lexo edhe:

FRANCISCO BRINES: MA LËSHOVE DORËN… DHE SHKATËRROVE KREJT QENIEN TIME…