Aktori i njohur, Sylvester Stallone, nuk do të jetë më pjesë e “Creed”.
Lajmi është bërë i ditur nga përfaqësuesi i tij i cili ka deklaruar se aktori nuk do të paraqitet në pjesën e ardhshme të “Creed III”.
Sylvester luajti në gjashtë filmat e “Rocky” si kampion boksi dhe më pas përsëri në dy filmat “Creed” si mentor, trajner i Adonis “Donnie” të Johnson Creed dhe djalit të i ish rivalit të Balboa, Apollo Creed, transmeton ‘lapsi.al’.
“Creed III” është planifikuar të fillojë xhirimet këtë vit dhe mendohet se do të publikohet më 23 nëntor 2022.