Kur i jep dikujt zemrën… nuk mund ta marrësh mbrapsht- ka ikur përgjithmonë

thënie nga Sylvia Plath

ObserverKult ua sjell disa thënie të Sylvia Plath:

Kur i jep dikujt gjithë zemrën tënde dhe ai nuk e dëshiron, nuk mund ta marrësh mbrapsht. Ka ikur përgjithmonë.

Unë dua të jetoj dhe të ndjej të gjitha nuancat, tonet dhe variacionet e përvojës mendore dhe fizike të mundshme në jetën time. Dhe unë jam tmerrësisht e kufizuar.

Nëse nuk prisni asgjë nga dikush, nuk do zhgënjeheni kurrë.

Mbani mend, mbani mend, kjo është tani, dhe tani, dhe tani. Jetoje, ndjeje, kapu pas tij. Unë dua të bëhem plotësisht e vetëdijshme për gjithçka që kam marrë si të mirëqenë.

Ndoshta kur e gjejmë veten duke dashur gjithçka, kjo ndodh sepse jemi rrezikshëm afër të mos dëshirojmë asgjë.

Ju duhet të jeni në gjendje të krijoni një jetë të vërtetë krijuese për veten tuaj, përpara se të prisni që dikush tjetër të sigurojë një të gatshme për ju.

Ajo që më tmerron më shumë është ideja e të qenit e padobishme: e arsimuar mirë, me brilancë premtuese dhe e zbehur në një moshë të mesme indiferente.

Gjëja më e vështirë është të jetosh pasurisht në të tashmen pa e lënë të njolloset nga frika për të ardhmen ose keqardhja për të shkuarën.

Heshtja më dëshpëroi. Nuk ishte heshtja e heshtjes. Ishte vetë heshtja ime.

Më pëlqejnë njerëzit shumë ose aspak. Më duhet të zbres thellë, të lidhem me njerëz, t’i njoh vërtetë ata.

Unë e di shumë mirë se çfarë më pëlqen dhe çfarë nuk më pëlqen; por të lutem, mos më pyet kush jam.

Duhet të ketë mjaft gjëra që një banjë e nxehtë nuk do t’i shërojë, por unë nuk di shumë prej tyre.

Pse nuk mund të provoj jetë të ndryshme, si fustanet, për të parë se cila më përshtatet dhe që më jetohet më shumë?

Dhe këtu është gabimi i ekzistencës: ideja se dikush mund të jetë i lumtur përgjithmonë dhe të plaket me një situatë të caktuar ose një seri arritjesh.

Edhe unë dua të jem e rëndësishme. Duke qenë ndryshe ama. Këto vajza janë të gjitha njësoj.

Dhe meqë ra fjala, gjithçka në jetë mund të shkruhet nëse keni guximin për ta bërë atë. Armiku më i keq i krijimtarisë është vetëdyshimi.

Më duhet të kapërcej hendekun midis shkëlqimit të adoleshencës dhe shkëlqimit të maturisë.

ObserverKult

___________________

Lexo edhe:

THËNIE NGA SYLVESTER STALLONE: SA HERË DËSHTOJA NË DIÇKA, NJERËZIT NUK MË LLOGARISNIN MË…