Syri i Cikllopit, vendi ku bisha dha shpirt e pas tij mbeti një liqen në formë zemre…

Syri i Cikllopit ose siç i thonë ndryshe Gjurma e Ciklopit ndodhet rreth 4 km poshtë Krrabës, në fshatin e quajtur Skuterrë, në luginën e lumit Erzen. Ai është rreth 20 m i gjerë dhe 120 m i thellë si një perlë e fshehur në grykën e Krrabës.

Një humnerë e vogël rri në fund të shkëmbinjve të Krrabës, dhe poshtë saj është një liqen me ujë të smeraldtë. Për të cilin thonë se është vendi ku bisha dha shpirt e pas tij mbeti një liqen në formë zemre.

Shkurtimisht kjo legjendë flet për një bishë të stërmadhe (pothuaj të gjitha legjendat shqiptare kanë një gjigand apo një ciklop), e cila e përndjekur nga banorët e zonës, pas shumë dëmeve që kishte shkaktuar përfundoi pikërisht poshtë këtyre shkëmbinjve.

Këtu shihen disa gërvishtje të thella në shkëmb dhe liqenin e mrekullueshëm në formë zemre.

Por dhe peizazhi fare i virgjër natyror rreth e përqark, nuk është më pak mahnitës. Një degë e Lumit Erzen, rrjedh në formën e një katarakti të vogël. E bashkë me formacionet e shumta të shkëmbinjve krijojnë një peizazh përrallor.

Mund të thuhet pa frikë se kjo pikë natyrore është një nga zbulimet e fundit të bëra nga aventurierët e natyrës. Syri i Cikllopit është kthyer në një destinacion për relaks dhe argëtim. Përveç pamjes mahnitëse ai krijon mundësinë të notohet gjatë ditëve të nxehta të verës./tirana.al

————————–

Lexo edhe:

Syri i Kaltër, legjenda e gjarprit gjigant që krijoi mrekullinë e natyrës

Nga thellësia e tunelit, përmes të cilit uji del në sipërfaqe. Burimi merr ngjyrën blu, që i ngjan bebëzës së syrit.

Po sa fillon rrjedhën, ngjyra fillon e çelet drejt së kaltrës. Bimësia që rrethon Syrin në pjesën e lartme të tij i ngjan më shumë qerpikëve. Ndaj me të drejtë është quajtur “Syri i Kaltër”. Ai është burimi më i madh dhe më interesant ndër 18 burimet. Që shpërthejnë rrëzë malit të Gjerë….

TEKSTIN E PLOTË MUND TA LEXONI KËTU