Kam vuejtë, por ta kam dhuru zemrën deri në vdekje!

memli letra per dashurine

Kam vuejtë tepër, Memli im, më beso! Kam vuejtë ma tepër se ti!
Njizet ditë që s’jemi pa. Nuk asht nji kohë tepër e gjatë, por mue m’asht dukë sa njizet shekuj tmerri e torture.
Të gjithë këtë kohë e kam kalue nën ankthin e kllapis’ dhe kur ndihesha ma mirë, tue kujtuem çastet e bukura por të pakta që na dhuroi dashunija e pafat.
Edhe n’andërr të kam pasë gjithmonë pranë.
Sytë e tu të përlotshëm  edhe në gjum më kërkojshin mëshirë, dhimbsuni. Por çmund të baj unë, Memli?
Zemrën po, ta kam dhurue me gjith shpirt dhe të jam betu se do të të qëndroj besnike deri në vorr…

  • Fragment i njërës prej letrave të Margot drejtuar Memlit, shkëputur nga “Gremina e dashunis” së Mustafa Greblleshit

ObserverKult

————————————-

Lexo edhe:

Mustafa Greblleshi: Po notoj n’detin e lumnisë…

Nga Memli:
Tashmâ ditët kalojnë mâ se në harmonì. Në zemrën e saj nuk ka vend mâ pezmatimi: ai u shpërngul për t’u strehue kushdiku.
Po ashtu, edhe mue më gjanë sikur po notoj për herën e parë në detin e lumnís. Asnji herë nuk e kam ndì vehten kaq të lumtun.
Porsa të kujtoj Margeritën, të gjitha mendimet që vërviten në trútë e mija, shporren t’egërsuem. Nji shndërrim rranjësuer kam pësue në të gjithë botën time të mbrendshme. Të gjitha ato rryma pesimizmi që më kishin kapërthye parandej, pothuej se nuk janë mâ.
Rrallë më kapin nga ndonji herë mendime t’idhta, të cilat zhduken në çast porsa më shfaqet fytyra e bukur e saj me ato nënqeshje magjepse.

Tekstin e plotë e gjeni KETU