Tagore: Mos loto, se s’mund t’i shohësh yjet pastaj!

Rabindranath Tagore:

ObserverKult ua sjell në vazhdim disa thënie nga Rabindranath Tagore:

– Retë lundrojnë në jetën time, jo më për të sjellë shi apo stuhi, por për t’i dhënë ngjyrë qiellit tim të perëndimit të diellit.

– Nëse qan sepse dielli ka ikur nga jeta jote, lotët do të të pengojnë të shohësh yjet.

– Ju nuk mund ta kaloni detin vetëm duke qëndruar dhe duke e parë ujin.

– Është shumë e thjeshtë të jesh i lumtur, por është shumë e vështirë të jesh i thjeshtë.

– Besimi është zogu që ndjen dritën dhe këndon kur agimi është ende i errët.

– Flutura nuk numëron muaj, por momente dhe ka mjaft kohë.

– Mençuria e vogël është si uji në një gotë: i qartë, transparent, i pastër.
Dituria e madhe është si uji në det: e errët, misterioze, e padepërtueshme.

– Arrini lart, sepse yjet qëndrojnë të fshehura në ju. Ëndërro thellë, sepse çdo ëndërr i paraprin qëllimit.

Për Rabindranath Tagore:

Çmimi Nobel në Letërsi 1913 iu dha Rabindranath Tagores, për shkak të vargut të tij thellësisht të ndjeshëm, të freskët dhe të bukur, me anë të të cilit, me mjeshtëri të përkryer, ai e bëri mendimin e tij poetik, të shprehur me fjalët e tij angleze, një pjesë të letërsisë së perendimi.

Ndërkombëtarisht, Gitanjali është koleksioni më i njohur i poezisë i Tagores, që e bëri ate të parin shkrimtar joevropian që iu dhurua Çmimin Nobel për Letërsi.

Ai prezantoi forma të reja të prozës dhe vargjeve, dhe përdorimin e gjuhës bisedore në letërsinë Bengalisht. Ndihmoi në prezantimin e kulturës indiane në Perëndim dhe anasjelltas, dhe përgjithësisht konsiderohet si artisti krijues i shquar i Indisë së fillimit të shekullit të 20-të.

ObserverKult

Lexo edhe:

BERNARD SHAW: KUR MË DESHE…