reklamë

Të dashurosh do të thotë të dëshirosh të jesh pranë dikujt kur je larg, dhe akoma më pranë kur je pranë

ObserverKult ua sjell disa thënie nga autorë të ndryshëm:

Puna intelektuale e largon njeriun nga njerëzit e tjerë, ndërsa puna fizike e afron./ Franz Kafka

Të dashurosh do të thotë të dëshirosh të jesh pranë dikujt kur je larg, dhe akoma më pranë kur je pranë./ Vinícius de Moraes

Duke mos e ditur se sa afër është e vërteta, njerëzit e kërkojnë larg./ Hakuin Ekaku

Të duash punën që bën është gjëja më e përafërt me lumturinë./ Primo Levi

Fatmirësia dhe fatkeqësia janë aq afër njëra-tjetrës saqë nganjëherë merren për njëra-tjetrën./ Max Deauville

Njohja e një dobësie na afron me tjetrin më shumë se njohja e një virtyti./ Andrea G. Pinketts

Nganjëherë, ajo që ke kërkuar për gjithë jetën, ka qenë gjithnjë përbri teje, e s’e kuptuar./ Chris Pratt

Asgjë s’i afron njerëzit më shpejt se një mirëkuptim i trishtë e melankolik./ Milan Kundera

ObserverKult


libri dritëro agolli

Lexo edhe:

DRITËRO AGOLLI: KUR IKJA LARG DREJT TEJE VIJA…

Kur ikja larg drejt teje vija
kur vija afër ikja larg
për dreq më trembte largësia
dhe afërsia bëhej çark

As e kuptoja si të desha
një mjegull pus një çmenduri
si një poet që shkruan vjersha
dhe ndez një shkrepse dhe i bën hi

Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult