“Të dashuruar, keni kujdes nga ato ditët e para të rrezikshme…

ObserverKult ju sjell disa thënie na autorë të njohur:

“Bëhu i durueshëm me të gjitha gjërat që mbesin të pazgjidhura në zemrën tënde. Mëso të jetosh me pyetjet.” – Rainer Maria Rilke

“Synimi i edukimit totalitar nuk ka qenë kurrë të rrënjos bindje, por ta shkatërroj aftësinë për të formuar ndonjë të tillë.” – Hannah Arendt

“Frikësoju profetëve, Adso, dhe atyre që janë të gatshëm të vdesin për të vërtetën, sepse ata i bëjnë edhe shumë të tjerë të vdesin me ta, shpeshherë para tyre. Nganjëherë edhe në vend të tyre.” – Umberto Eco

“Oh të dashuruar! Keni kujdes nga ato ditët e para të rrezikshme. Nëse njëherë e sjellni mëngjesin në shtrat, këtë pastaj duhet ta bëni përgjithmonë, përveç nëse doni të jeni të akuzuar për mungesë dashurie dhe tradhti.” – Milan Kundera

“Nëse dashuria jonë është vetëm vullnet për posedim, ajo nuk është dashuri.” – Thich Nhat Hanh

“Vetëm sepse dikush nuk ju dashuron ashtu siç ju dëshironi, kjo nuk do të thotë se ai nuk ju dashuron me tërë qenien e vet.” – Gabriel García Márquez

“Duaji të gjithë, besoju pak vetave e mos i bëj keq njeriu!” – Shekspiri.

ObserverKult