
Në kuadër të edicionit të XVIII-të të Panairit të Librit në Prizren, të dielën, me fillim nga ora 20:00, do të mbahet promovimi i librit më të ri me poezi “Grue prej zjermi” të poetes dhe studiueses, Donika Dabishevci.
Takimi letrar do të zhvillohet në ambientin e Keji, në Shadërvan, ndërsa do të moderohet nga Osman Goranci.
“Grue prej zjermi“ e vendos dashninë në qendër të ligjërimit poetik, duke e konceptuar si përvojën më të thellë të qenies njerëzore dhe si hapësirën ku njeriu përballet me vetveten, me tjetrin dhe me kuptimin e ekzistencës.
Në këtë univers poetik, gruaja shfaqet si bartëse e lirisë, kujtesës, rebelimit dhe qëndresës shpirtërore, ndërsa poezia shndërrohet në një meditim mbi identitetin, kohën dhe etjen njerëzore për afri e kuptim.
Libri bart edhe frymën e një brezi të rritur mes luftërash, idealesh, tranzicionesh, shembjesh e zhgënjimesh. Një brezi që e ka përjetu historinë mbi lëkurën e vet dhe që vazhdon me kërku kuptim, liri e dinjitet njerëzor.
ObserverKult

Lexo edhe:
“Grue prej zjermi” nga Donika Dabishevci, një himn poetik për gruan, dashninë e lirinë






