Të gjithë duam të biem në dashuri, apo jo? Përse? Sepse është një përvojë që na bën të ndihemi plotësisht të gjallë, na rigjeneron, zgjon gjithë shqisat, i jep përmasa vigane çdo emocioni. Realiteti ynë i përditshëm tronditet dhe katapultohemi në parajsë.
Mund të zgjasë qoftë edhe një grimëkohë, një orë, një pasdite, por kjo nuk i heq asnjë presje vlerës së saj. Sepse na lë kujtime të çmuara që do t’i ruajmë gjithë jetën. Kam lexuar një artikull, kohë më parë, që thoshte se kur biem në dashuri dëgjojmë Puçinin në kokën tonë. E adhuroj këtë shëmbëllesë. Besoj se ndodh ngase muzika e tij shpreh dëshirën për të takuar pasionin në jetë. Dhe dashurinë romantike.
Dhe, teksa dëgjojmë operat “La Boheme” ose “Turandot”, ose ndërsa lexojmë “Lartësi të stuhishme”, apo ndjekim filmin “Kazablanka”, një copëz e asaj dashurie jeton edhe brenda nesh. Pra, pyetja e fundit është: Pse njerëzit kanë etje për dashuri edhe pse e dinë që ka një datë skadimi dhe se mund të jetë e dhimbshme e po aq shkatërruese?
Besoj se ndodh ngaqë për sa kohë dashuria zgjat, nuk ka asgjë tjetër më të mirë!/(Web)
Ujdisi shqip Rielna Paja
ObserverKult
Lexo edhe: