Të hezitosh është gjë e mirë, nëse pastaj bën atë që duhet bërë…

ObserverKult ua sjell disa thënie nga Bertold Breht:

Të hezitosh është gjë e mirë, nëse pastaj bën atë që duhet bërë. 

Ligji është bërë posaçërisht për ata që nuk e kuptojnë, ose për ata të cilëve nevoja nuk ua lejon që ta respektojnë.

Kush nuk njeh të vërtetën është thjesht i papërgatitur, por kush e njeh dhe e quan gënjeshtër, është keqbërës.

E vërteta është pjellë e kohës dhe jo e autoritetit.

E pafat është toka që ka nevojë për heronj.

Nëse asgjë nuk guxohet, asgjë nuk fitohet.

Po punoj fort, që… të bëj gabimin tim të radhës.

U ula nga ana e gabimit, ngaqë të gjitha vendet e tjera ishin të zëna.

Nga të gjitha gjërat e sigurta, më i sigurti është dyshimi.

 Një burrë ka gjithmonë frikë nga një grua që e dashuron shumë.

ObserverKult

LEXO EDHE: Mos e lejo të djeshmen të zërë shumë vend në të tashmen…