Të jetosh i lumtur është një fuqi e brendshme e shpirtit!

Në vazhdim ObserverKult ua sjell disa thënie të urta nga i vetmi perandor romak filozof Mark Aureli:

Njeriu s’mund të gjejë askund një strehë më të qetë dhe më të patrazuar se brenda Shpirtit të tij.

Të jetosh i lumtur është një fuqi e brendshme e shpirtit.

Opinioni i dhjetëmijë personave nuk ka asnjë vlerë, nëse asnjë prej tyre nuk di asgjë rreth argumentit.

Shpesh gabon, jo vetëm ai që vepron, por edhe ai që ngurron.

Mënyra më e mirë për t’u hakmarrë ndaj një armiku është të sillemi ndryshe nga ai.

Jeta jonë është ashtu siç e ndërtojnë mendimet tona.

Njeriu nuk duhet të ketë frikë nga vdekja, duhet të ketë frikë nga fakti që s’ka filluar të jetojë akoma.

Varfëria është nëna e krimeve.

Shpirti merr ngjyrën e mendimeve të tij.

Asgjë nuk i ndodh njeriut, për të cilën natyra nuk e ka përgatitur të durojë.

Të jetosh i lumtur është një fuqi e brendshme e shpirtit.

Arti i të jetuarit ngjan më shumë me ndeshjen se vallëzimin./ObserverKult