ObserverKult ua sjell disa thënie të Aristotelit:
Pa miq askush nuk do të jetonte dot, edhe po të kishte të gjitha të mirat e tjera.
Njeriu i matur nuk thotë çdo gjë që mendon, por mendon çdo gjë që thotë.
Virtyti shkëlqen në fatkeqësi.
Askush nuk bëhet tiran për t’u mbrojtur nga i ftohti.
Kush s’është i aftë të jetojë në shoqëri, apo nuk ka nevojë sepse i mjafton vetvetja, ose është kafshë ose hyjni.
Një dallëndyshe nuk bën pranverë.
Logjika e punës është që të fitohet koha e lirë.
Të këqijtë janë plot me pendime.
Natyra s’bën asgjë pa qëllim.
Themeli i kushtetutës demokratike është liria.
Ligji është rregull dhe në nevojë ligji i mirë është rregull i mirë.
Pas çiftëzimit secila kafshë është e trishtë.
Gjithçkaja është gjithçka që ka fillim, mes e fund.
Gabimi vjen në shumë mënyra, ndërsa për të bërë gjërat siç duhet ka vetëm një rrugë.
Filozofia është shkenca që ka si qëllim të vërtetën.
Familja është shoqata e krijuar nga natyra për të siguruar nevojat e njeriut.
Njeriu i ditur nuk kërkon lumturinë, por mungesën e dhimbjes.
Dinjiteti nuk matet me titujt që zotëron, por me vetëdijen që i meriton.
Nga jeta, ashtu si nga gostia, është mirë që të mos ikësh as i etur e as i dehur.
Të këqijtë binden prej frikës, të mirët prej dashurisë.
Është e vështirë që të ndodhë diçka pa një arsye apo pa një parim./ObserverKult
LEXO EDHE: Austen: Bëj gjithçka në vend që të martohesh pa dashuri!