Përkitazi me shfaqjen “Para perëndimit” të autorit Gerhart Hauptmann dhe me regjinë e regjisores Xhunga Çobani.
Produksion i Teatrit Metropol, Tiranë
Nga: Agron Gërguri
Fillon me përqafime nën tingujt e muzikës…secili përqafohet me secilin… Prezantohet familja e Matiasit (Fred Trebicka) në arsyetim të një mirënjohje të bashkisë për të cilën Matias thotë me ironi se nuk e ka merituar… duket kjo si një provë e respektit familjar, ngjashëm me atë që bënë mbreti Lir kur provon dashurinë e vajzave. Matias zgjedh këtë moment për të komunikuar vendimin e tij për t’u lidh me të dashurën shumë më të re në moshë Inken. Dilema ngjallet, a është kjo një përpjekja për t’u ndarë nga e shkuara e akumuluar si helm që duhet pirë në fund duke e thirrur perëndimin e jetës apo ai kërkon strehën e lirisë tek dashuria.
Drama shtron pyetjen a është e mundur të hysh e të vështrosh në brendësinë e njerëzve nëse nuk e ke eksploruar veten. Matias tashmë është varur nga dashuria dhe pranimi i familjes dhe nga autoriteti i administratorit lokal që qëron portokall me arrogancën e pushtetarit. Cila është e vërteta. Jeta e kontrolluar së jashtmi apo ajo e brendshmja shpirtrorja e cila lufton për të fituar hapësirë.
Duket se rrethit shoqëror përfshirë edhe familjen më tepër i intereson prona, pasuria se dashuria. Këtu shfaqja prek sëmundjen e shoqërisë moderne ku fati i individit nuk është aq i rëndësishëm sa prona, pasuria, ekzistenca.
Heshtja domethënëse në dialogun e nënës me të bijën e cila i rrëfen me goxha bindje se do burrin e moshuar sikur bëhet aleat i
komplotit kundër dashurisë i cila bëhet objekt trajtimi. Çështja shkon deri te vrasjet misterioze që kanë ndodhur në burg apo paraburgim.. asocion me Shqipërinë e Enverit… Këtë e ambienton bukur në partiturën e interpretimit të saj bindës Yllka Muja.
Matiasi (A.Trebicka) futet në skenë përmes tingujve të muzikës rinore që ndjellë dashuri, një dashuri midis 70-vjeçarit dhe vajzës së re Inken aktualizon thënien se dashuria nuk njeh moshë, edhe pse me pikëpyetjen se një dashuri e tillë nuk ka dalje deri te ardhmëria.
Inken dukej sikur Beatriçeja u zgjua nga vdekja dhe po takon dashurin e saj para se të vdes…
Fantazi Danteske apo reagim i ferrshëm i autorit i cili sistemon dokumentet e ligësisë njerëzore. Familja nuk e pranon dashurinë “jo normale” dhe nuk bëhet dot kështjellë për jetuar pleqërinë si rini. Sepse, thonë ata nuk kthehen akrepat e orës mbrapsht. Në kërkim të origjinës së mirësjelljes dhe për t’ia hequr frikën e trashëgimisë siguron familjarët “Nuk jam thi të të vegjëlit e mi”. Duke mos gjetur mirëkuptim apo thjeshtë pranim ai tërhiqet në vete si kërcënim apo provë, zhgënjim apo qëllim. E gjitha sikur e humb kuptimin derisa ai mundohet të vërtetoj fuqinë e dashurisë duke apstrofuar moshën…
Ku mungon arsyeja lindin pretendimet dhe pamundësohet legjitimimi marrëdhënies së Matiasit me Inken derisa nuk është në një mendje me veten e tij. Këtu fillon drama.
Matiasi i Fredit si vulë e shfaqjes
Lektyra, filozofia, arti dhe Inken (që do të thotë dashuria) a mjaftojnë për Matiasin i cili në kërkim të kuptimit të jetës regjistron zilinë e të tjerëve. Ai i refuzon përmes dashurisë, ata i bëjnë komplot. Nga ky fërkim pëlcet e vërteta te kryeperonazhi dhe drama merr përfshirje që detekton gjendjen e peronazheve tjera. A thua çfarë mungese nëse jo e dashurisë i ka sjellë në gjendje stresi, frike e depresioni.
Regjisorja Çobani e kishte ambientuar shfaqjen si një kazan skenik ku zien drama, tensionet midis personazheve të interpretuara përmbajtshëm nga aktorët e angazhuar.
Matias pas “keqkuptimit” apo mospranimit, të dashurisë së tij nga familjarët dhe kur e kupton se fëmijët e kanë vënë në kujdestari, zhytet në jetën psikologjike. “Unë nuk kam qenë kurrë i martuar as nuk kam fëmijë” në një moment kulminant të zhgënjimi e “vret” gruan si fotografi (e therr me thikë portertin e saj) e mbetur në shpirt dhe zgjon dilemën a thua mos marrëdhënia që kishte me bashkëshorten është shkaku dhe arsyeja e veprimeve të tij të mëvonshme. A mos një test i ADN-së të fëmijëve do ta lënte ate pa atësi. Duke mos pas vullnetin ta bëjë këtë provë ai shpall vdekjen para se të vdes…këtë e bënë para familjarëve. Me një partiturë interpretimi me nuanca intonative që zbërthenin ate që ai kishte mbajtur gjatë brenda vetes Trebicka kap regjistra interpretimi të thelluar në psikologji.
Pendesa nuk ndreq asgjë… ‘Unë jam i etur për të përenduar’, thotë Matias.
Alfred Trebicka e interpreton këtë gjendje të Matiasit me diagram të ndryshueshëm që lëvizë amplitudën e gjendjes shpirtnore të personazhit dhe herë pas here lëshon vërullshëm ventilat e tragjikës së akumuluar ndër vite. Trupi i shtanguar, shikimi i kthyer thellë në vete ritmi i veprimeve foljore dhe fizike, amplitudat intonative, afshi dashuror si thirrje planetare për të plotësuar mungesën e dashurisë gjithandej prodhonte emocionin tek spektatori i cili e shpërbleu në mënyrë absolute duke duartrokitur gjatë një nga interpretimet më të përmbajtësuara të Alfred Trebickës.
Përthyerjet në karakter duke prek sa mbretin Lir, sa Virxhilin i cili e gjen Beatriqen, sa Danten që ec nëpër ferrin e keqkuptimeve njerëzore që i vihen përpara si kerber… sa Gëten që punën e ngrehu në kult për ta dekoduar personazhin kompleks të Matiasit, e bënin interpretimin të angazhuar që të përmbushte si përmbajtje dhe si estetikë e nuancuar në masë, harmoni dhe ritëm që të merrte dhe të dërgonte atje ku është nisur vetë për ta prek me shpirt natyrën njerëzore të ngatërruar në dilemën midis materiales në njërën anë dhe shpirtnores nga ana tjetër ku secila ka atutë e veta që joshëse që shkaktojnë dhëmbje njëkohshëm me çështjen e rinimit si ndjenjë dhe plakjes si fakt.
Në bebëzat e syrit i projektohej shqetësimi që pastaj kalonte përmes trupit të shtanguar, lëvizjes së çrregulluar joharmonike gjendje të cilen e normalizonte vetëm puthja si një akt dëshmimi se dashuria triumfon edhe si e ndaluar. Në këtë mision skenik roli i Inkes interpretuar me sharm nga Ilda Bejleri përmbajtësohet me të gjitha melmesat dashurore. Shprehjen e trupit intonacionin plotë ndjenjë dhe guximin shprehës në puthje plotë afsh shkaktuan përthyerje brenda njeriut siç është Matias siç na e solli Alfred Trebicka i cili mbase me këtë personazh ka prekur kulmin e karrierës si aktor.
Edhe pse ndoshta një plastikë më shprehëse e trupit do ta zbërthente sa e më mirë gjendjen e personazhit aq më tepër kur komunikimi me të gjithë staturën e tij ishte jo gjithëherë aparte. Duke përfillur ambientim në skenën e Metropolit (spektatorër përreth) dhe mënyrën si është shtruar shfaqja tek shprehja e trupit nuk lexohej gjithëherë ajo që shihej në fytyrë. Andaj nganjëherë koncentrim i shtuar për partitura treguese nuk ruante gjendjen si proces gjatë të cilit aktori e zhvillon personazhin.
Megjithatë mundësitë e këtij personazhi që i ka dhënë autori bazuar në përtherje shpirtnore në rrethana krize Trebicka i ka latuar me interpretim që të le mbresa dhe vuloset në kujtesë. Do u hynim në hak nëse nuk konstatojmë se të gjithë aktorët që morën pjesë në shfaqje ishin në krye rë detyrës veçanërisht Yllka Muja, Elia Zaharia, aktorja e re Ilda Bejleri, më i vjetri Ligoraç Riiza thuaja të gjithë aktorët e angazhuar deri te partitura e shënueshme natyraliste e Elona Hysenit.
Regjisura e bazuar në aktrim
Regjisorja duket se ishte bazuar tek partituratë e Trebickës i cili i jetëson në skenë thyerjet shpirtnore brenda së cilave gjendje pastaj operon për të gjetur dalje apo për t’na vërtetuar se dalje nuk ka, porse e tëra është një provë në sprovën e dëshmimit apo jo të dashurisë si promotor i jetës.
Loti spontan i Elia Zaharies (vajza e Matiasit) e njomë emocionalisht temën e shfaqjes si shprehje keqardhjeje për gabim ndaj babait. Ajo përcjell përimtueshëm ndryshimet në relatë me babain dhe intrigen që i thuret për t’ia turbulluar dashurinë si një terapi,e gjykuar si jo e duhur për shendetin mental të tij.
Ajo ka përjetim të fuqishëm pa patetikë. Intetpretimi i saj e përçon më së miri tragjiken e kësaj drame e cila zbërthehet përmes realacioneve familjare ku prodhohet rrëfimi i një familjeje tragjike.
Edhe aktori që interpretonte në njëfarë mënyre dorën e pushtetit, Alex Seitaj e mishëronte bukur karakterin e personazhit duke përshfaq autoritetin fodullist të pushtetarit. Thuaja pa dallim të gjithë i dhanë ngjyrat e reflektimit të temës së shfaqjes se dashuria është aty edhe kur e ndalojnë e keqkuptojnë por edhe e keqpërdorinë si trambolinë për të kapur ambicie tjera. Apo edhe për të keqkuptuar “mundësinë” që dashuria të prejudikoj trashëgimin e cila e trazon familjen dhe nxjerr në dritë problemin e thellë të shoqërisë, krizën materiale friken ekzistenciale derisa dashuria u ik si nëntekst i pakuptuar.
Jeta rrjedh në monotoninë e saj ndërsa na e lë dilemën a jemi në agim të një dite të re apo e tëra lexohet si perëndim i natës.
Në fakt regjisura kishte mizanskenuar mirë emocionin e shfaqjes ku rëndësi zbërthyese të temës kishin edhe skenografia kostumet dhe muzika.
Produksioni i shfaqjes:
Autor: Gerhart Hauptmann
Përktheu: Edvin Cami
Regjia: Xhunga Çobani
Interpretim:
Alfred Trebicka, Ilirda Bejleri, Elia Zaharia, Yllka Mujo, Sokol Angjeli, Alex Seitaj, Luli Bitri, Alert Çeloaliaj, Pjerin Vlashi, Vasjan Lami, Klesta Shero, Roerd Toçe, Ligoraq Riza, Genc Fuga, Elona Hyseni, Kastriot Ramollari, Artur Vera, Laura Hoxha, Megi Duka, Maringlen Domi, Xhoni Spahi, Adela Gjyla
Skenograf: Genc Shkodrani
Kostumograf: Edlira Qyshka
Kompozitor: Endri Sina.
ObserverKult
Lexo edhe:
AGRON GËRGURI: “E GJITHKOHSHMJA ANDËRR”, LIBËR QË DUHET DRAMATIZUAR PËR T’I DHËNË VULË KUJTESËS!
.