Agron Gërguri: “E gjithkohshmja Andërr”, libër që duhet dramatizuar për t’i dhënë vulë kujtesës!

e gjithkohshmja andërr

Poezia si dramë që vazhdon

Nga Agron Gërguri


Duke shkuar në paraqitjen e librit të Donika Dabishevcit, sa po ecja sheshit të Prishtinës më ngjiteshin fjalë që nuk i kuptoja, por edhe nëse do i kuptoja aq u bënte atyre që flisnin në gjuhen arabe, turke, angleze bullgare ndërsa në mendje më gërryente lajmi “u vra edhe një grua” përcjellur me korin e keqardhjes në rrjetet sociale, i cili assesi nuk po i ndal vrasjet përkundrazi ato po shtohen. Pushtetarët që 4 vjet festojnë fitoret dhe ne thuaja jemi veçse një elektorat apo shoqëri simpatizantësh të pa kriter që duhet mbajtur në gjendje alarmi për ta ruajtur votën e jo jetën. Ashtu duke rrotulluar mendimesh mbërrina në Institutin Albanologjik, nëpër tepihun e kuq u ngjita lartë para sallës ku do mbahej paraqitja e librit, mora librin e ekspozuarë në hyrje dhe u futa në ambientin e librit.

Në pritje të ceremonisë së përurimit të cilën e moderonte Alketa Gashi-Fazliu fillova të lexoj poezitë me përmbajtje e rrëfim brenda, një komunikim i të gjallëve dhe të vdekurve në betejën e jetëvdekjes gjatë luftës në Kosovë.
Fotografi të dhembjes dhe gjakut që prekin thellë ndjenjën e cila nuk njeh vdekjen sepse e jeton ate fuqishëm derisa thërret ate si shpëtim. Gjithsesi drama ishte më e thellë ndjesisht se që na e prezantuan aktorët Xhejlane Tërbunja dhe Fisnik Istrefi që lexuan disa nga poezitë aq më tepër librin e kishte prekur hybrisi ai enzimi i tragjedisë, një marrëdhënie fatale e njerut me veten në raport me luftën.
Autorja e librit Donika më dukej vërtetë si një atlete e shpirtit në endje të vargjeve që garojnë në jetëvdekje dhe secila fjalë a secili mendim më çonte sa te ferri i Dantes sa te Teatri i gjakut të Artos dhe thash: këtë libër duhet dramatizuar për t’i dhënë edhe një dimension tjetër, a vulë kujtesës, se pak shpejt kemi harruar ku ishim dje.
Derisa Gëzim Aliu dhe Agron Gashi flisnin për librin me ato që thonin sikur u njëjtësuam në shumçka vlerësuese për “E gjithkohshmja andërr”. Libër që duhet lexuar për atë që përmbanë e që një ditë shpresoj ta shikoni edhe si shfaqje teatri!
Faleminderit Donika Dabishevci!

e gjithkohshmja andërr

ObserverKult

Lexo edhe:

“E GJITHKOHSHMJA ANDËRR”, LIBËR QË U KUSHTOHET VIKTIMAVE TË LUFTËS NGA DONIKA DABISHEVCI

“E GJITHKOHSHMJA ANDËRR”, LIBËR QË U JEP ZË VIKTIMAVE TË LUFTËS
AGRON GASHI: POETIKA E VDEKJES MIZORE TE “E GJITHKOHSHMJA ANDËRR”

GËZIM ALIU: “E GJITHKOHSHMJA ANDËRR”, POEMË PËR NJERIUN NË LUFTË

AFRIM DEMIRI: “E GJITHKOHSHMJA ANDËRR”/ POETIKA E VRAME NGA LUFTA

BAJRAM MJEKU: “E GJITHKOHSHMJA ANDËRR” – MONUMENT INDIVIDUAL PËR DRAMËN KOLEKTIVE

TIMO MËRKURI: IKJA SI TRIUMF I JETËS NË POEZINË “TUJ IKË DEKËS” E DONIKA DABISHEVCIT

SHEFQETE GOSALCI: “E GJITHKOHSHMJA ANDËRR”, LIBËR I VEÇANTË I NJË POETEJE ELITARE

DRITA FEJZA: POEZIA “DREJT PUSHKATIMIT” E D.DABISHEVCIT, REFLEKTIM I THELLË MBI JETËN, VDEKJEN E DINJITETIN NJERËZOR!