“Të më mbrosh atje ku s’jam, se ku jam mbrohem vetë”/ Disa thënie nga populli shqiptar

shqiptare dasmorëve po dëgjoj fjale te urta shqiptari puna
Foto ilustrim

Shqiptarët kanë një opus të gjerë me fjalë të urta, që në mënyrë ironike, kryesisht, sjellin përvojën jetësore, mendime e gjykime për ngjarje, dukuri e çështje të ndryshme.

Në vazhdim mund të lexoni disa fjalë të urta shqiptare që ObserverKult ka zgjedhur për ju:

-Miku është mik deri sa nuk përzihet në hallet e shtëpisë. VERI

-Kush shkon pa thirrë, kthen pa u përcjellë. SHKODËR

-Të më mbrosh atje ku s’jam, se ku jam mbrohem vetë. LIBRAZHD

-Edhe pula jote në kopshtin e botës të duket e majmë. KOLONJË

-Miku i mirë të nderon shtëpinë, miku i vjetër nuk hidhet poshtë. JUG

-Jo gjithmonë “mirë se të gjeta” po edhe “mirë se erdhe”. ELBASAN

-Shoku sa duhet, aq qortohet. KOSOVË

-Në shtëpinë e të varurit, nuk zihet litari me gojë. DELVINË

-Ari në zjarr provohet, miku në rrezik kuptohet. VLORË

-Njeriu pa shokë, si muri pa tokë. JUG

-Me mikun ha e pi, të dhënë e të marrë mos ki. JUG

ObserverKult


Lexo edhe:

ALEKSANDËR MOISIU E KUPTOI POPULLIN E TIJ TË VUAJTUR… SI ASKUSH TJETËR!

Moisiu i dhuroi skenës temperamentin kolerik shqiptar, butësinë mesdhetare italiane dhe logjikën e ftohtë gjermane. “Shqiptar, italian, gjerman, evropian – qytetar i botës”, shkruan për të kritiku i teatrit Rudiger Schaper. Por, mbi të gjitha te Moisiu ringjallet tragjikja që mbizotëron mbi sublimen.

Nga Dorian Koçi

Fjalët që shprehin koncepte të mëdha, shpeshherë duken sikur vijnë nga një origjinë hyjnore, por në fakt ato reflektojnë një parim të njohur të semantikës, të identifikimit të koncepteve me sendet që i kanë përfaqësuar…

Tekstin e plotë e gjeni KËTU