ObserverKult ua sjell disa thënie të Benjamin Franklinit:
Ai që mendon se paraja bën çdo gjë, për paranë bën çdo gjë.
Ata që janë të aftë për justifikime, rrallëherë janë të aftë për gjë tjetër.
Ku ka martesë pa dashuri, do të ketë dashuri pa martesë.
Kush dashurohet tepër me veten, nuk do të këtë konkurrentë.
Të mençurit nuk kanë nevojë për sugjerime, kurse budallenjtë s’i marrin parasysh.
Nëse e dashuron jetën, mos e shpërdoro kohën, pasi koha është substanca nga e cila përbëhet jeta.
Ai që i kujton me mall kohët e bukura, i bën edhe më të këqija kohët e këqija.
Zemra e një të çmenduri është në majën e gjuhës së tij, por gjuha e një të mençuri është në zemrën e tij.
Kujdes me shpenzimet e vogla, pasi një peshë e vogël mund të fundosë një anije të madhe.
ObserverKult
Lexo edhe:
COELHO: TË MENÇURIT JANË TË MENÇUR VETËM PËR SHKAK SE DASHUROJNË
ObserverKult ua sjell disa thënie të Paulo Coelhos:
Në qoftë se ju mund të përqendroheni gjithmonë në të tashmen, do të jeni një njeri i lumtur.
Pritja është e dhimbshme. Harresa është e dhimbshme. Por të mos dish se cilën prej tyre të bësh, ky është lloji më i keq i vuajtjeve.
Njerëzit janë të aftë, në çdo kohë në jetën e tyre, të bëjnë atë që ëndërrojnë.
Ka vetëm një mënyrë për të mësuar, dhe kjo është me anë të veprimit.
Njerëzit nuk duhet të kenë frikë nga e panjohura, nëse janë të aftë për të arritur atë që u nevojitet dhe e duan.
Asgjë nuk mund ta zëvendësojë përvojën.
Pritja është e dhimbshme. Harresa është e dhimbshme. Por të mos dish se cilën prej tyre të bësh, ky është lloji më i keq i vuajtjeve…
Tekstin e plotë e gjeni KËTU