Të ndjej grua…të ndjej në pafundësi, atje… në romanca me gjemba…

letër dashurie

Poezia “Të ndjej grua” nga poeti irakian Abdul Adhim Finxhan


Të ndjej në pafundësi, atje… në romanca me gjemba, në dashuri që ende s’kanë ndodhur.
Të ndjej në kafaz, ku u fal vargonjve, flatrat e lirisë.
Të ndjej nën kamxhik, teksa bekon të fshikëlluarit.
Të ndjej të përzgjedhur të ashkut, dhe poete ashike.
Të ndjej të humbur nëpër botë.
Të ndjej të ngjizur me botën.
Të ndjej teksa lind botën.
Të ndjej si distancë, si hapa dhe si largësi.
Të ndjej horizont misteri dhe mister që lan horizontin me trishtimin e vet.
Të ndjej teksa lundron në lumin e gjithësisë, si varkë ke kohën.
Të ndjej orë, që tërheq kohën për jakës së saj.
Të ndjej qetësi kur prishen shqisat e sigurisë.
Të ndjej siguri që mbulon frikën me pizhame gjumi.
Të ndjej frikë që ulet me sigurinë rreth të njëjtës sofër.

Përktheu: Elmaz Fida

ObserverKult

Lexo edhe:

DONIKA DABISHEVCI: TI NGOJA KËRRHAMËN – UNË OFSHAMËN!