Të shpëtojmë pianon! Nisma “Pianodrome”, projekt për ruajtjen e instrumentit muzikor

“Pianodrome”, ëhtë një projekt skocez që synon ruatjen e pianove të vjetra.

Dy nismëtarët tregojnë se marrin donacione me piano nga e gjithë Skocia dhe i shndërrojnë në amfiteatro të ndërtuara tërësisht nga piano të rinovuara.

“Pianodrome” është një nismë e iniciuar me synimin për të shpëtuar pianot e vjetra që të mos përfundojnë në mbeturina.

Prej vitit 2017 ajo është bërë një simbol ikonik i komunitetit dhe qëndrueshmërisë kulturore në kryeqytetin e Skocisë.

Dy bashkëthemeluesit, Tim Vincent-Smith së bashku me Matthew Wright marrin donacione me piano nga e gjithë Skocia dhe “i kthejnë në jetë” me pak dashuri dhe kujdes.

“Pianot marrin një lloj karakteri pas 100 viteve,” thotë Tim Vincent-Smith, bashkëthemelues i “Pianodrome” .

Ndërsa disa piano mund të rikthehen në lavdinë e tyre të mëparshme, të tjerave që kanë kaluar moshën e tyre të lojës u jepet një jetë e dytë duke ripërdorur materialet për të krijuar skulptura, mobilje dhe Pianodrome – amfiteatro të ndërtuara tërësisht nga piano të rinovuara.

“Kur je në Pianodromë, me të vërtetë ndihesh ndryshe nga të gjitha këto piano dhe historitë e tyre”, thotë Matthew Wright.

Në vitin 2018 u ndërtua amfiteatri i parë në botë i bërë tërësisht nga piano të rinovuara. Dorëzimi i Pianodromit në Kopshtin Botanik Mbretëror të Edinburgut, për Festivalin Fringe të Edinburgut u mirëprit nga kritika ndërsa eventi mblodhi rreth 18.000 vizitorë.

Mbi 100 vullnetarë kanë ndihmuar gjithashtu në vazhdimin e projektit./oranews.tv


Lexo edhe:

96-VJEÇARI QË SHPRESON TË MOS NDAHET KURRË NGA PIANOJA

Pianoja dhe unë jemi një. Jemi të pandashëm”, thotë 96-vjeçari Jegal Sam nga Koreja e Jugut. 96-vjeçari ka 82 vjet që kur ka nisur të bënte hapat e parë me piano.

Ai në moshën 14-vjeçare nisi diçka të cilën e praktikon edhe sot, e nuk e ka në plan ta ndalë. Thotë se madje pianoja njëherë i kishte shpëtuar jetën.

Pas diplomimit ishte bërë mësues muzike. Por më pas nisi lufta e Koresë. Ai ka treguar se në atë kohë policia vetëm kapte djemtë e rinj në rrugë dhe i dërgonte me dhunë në fushëbetejë.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult