Të shtunën në Hamburg promovohet romani i Ag Apollonit

ag apolloni

Të shtunën, më 29 janar në Hamburg, nga klubi i librit të ODA-s, promovohet romani i Ag Apollonit “Një fije shprese, një fije shkrepëse”, përmes një mbrëmjeje letrare ku përveç për romanin do të flitet edhe për letërsinë në përgjithësi.
Mbrëmja do të moderohet nga Hysni Ndreu – albanolog dhe studiues i letërsisë nga Tirana.
Takimi fillon në orën 17:00 dhe është i hapur.
Për të marrë pjesë ju duhet të regjistroheni këtu: https://forms.gle/6ETyKCuB1Q9VDhL78.

ObserverKult