Të trishtë janë njerëzit nëse nuk vdesin nga dashuria…

Miguel Hernández

Ju ftojmë të lexoni poezinë “Luftëra të trishta” të poetit spanjoll, Miguel Hernández!

Të trishta janë luftërat
nëse qëllimi nuk është dashuria.
Tejet të trishta.
Të trishta janë armët
nëse nuk mishërohen nga fjalët.
Tejet të trishta.
Të trishtë janë njerëzit
nëse nuk vdesin nga dashuria.
Tejet të trishtë.

Përktheu Elvi Sidheri

80 vite më parë, më 22 mars 1942, do të ndërronte jetë në burg, njëri nga poetët më të shquar dhe jetëshkurtër e fatkeqë, të Spanjës dhe poezisë hispanike, Miguel Hernández, akoma 31 vjeçar, duke lënë sidoqoftë një trashëgimi të pashlyeshme poetike, si ky himn kundër luftës.

ObserverKult

Lexo edhe:

AMIRI BARAKA: DOJA TË NJIHJA NËNËN TIME…