Teatri Kombëtar i Kosovës, 4 net shfaqje në Tiranë

Foto ilustrim

Teatri Kombëtar i Kosovës për katër net rresht do të performojë në Tiranë, në skenën e ArTurbinës.

Aktorët nga Kosova do t’i sjellin artdashësve të Tiranës, shfaqjet “Gratë”, “Molly”, “Fausti” dhe “Club Albania”.

“Një eksperiencë që nuk duhet humbur”, u shpreh ministrja e Kulturës e Shqipërisë, Elva Margariti, në një postim në rrjetet sociale.

Ajo ftoi të gjithë t’i ndjekin shfaqjet që nisin nga 8 e deri më 11 mars.

Teatri Kombëtar i Kosovës, prej kohësh organizon shfaqje jashtë Prishtinës dhe me fokus kryeqendrat shqipfolëse të rajonit.

Përpara se të vinin drejt Tiranës, artistët kosovarë ishin në Shkup.

Të njëjtat shfaqje u vunë në skenën e “Teatrit Shqiptar” në kryeqytetin e Maqedonisë së Veriut, nga data 21-24 shkurt./ATSH

ObserverKult


Lexo edhe:

TEATRI KOMBËTAR I KOSOVËS NIS PUBLIKIMIN E SHFAQJEVE ONLINE

Teatri Kombëtar i Kosovës, në pamundësi të zhvillimit të shfaqjeve në sallë, si pasojë e masave për parandalim të përhapjes së koronavirusit, ka njoftuar se shfaqjet do të vijnë në shtëpitë e artdashësve.

Përmes një njoftimi për media, TKK-ja thotë se edhe përkundër rrezikut nga koronavirusi, teatri nuk mund të ndalet pasi që “ai ka ekzistuar para nesh dhe do të ekzistojë përjetësisht”.

Adrian Morina, ushtrues detyre i Drejtorit Artistik në TKK, ka bërë me dije se këtë të premte (03.04.2020), në ora 20:00, në faqen zyrtare të Teatrit Kombëtar të Kosovës në Facebook, do të sjellin (livestream) superkomedinë “I ligu për mend”, nga Gjergj Fishta, me regji të Altin Bashës.

Tekstin e plotë mund ti lexoni KËTU:

ObserverKult