Teatri Kombëtar pa gjenerator, s’ka rrymë-s’ka shfaqje

Teatri Kombëtar i Kosovës

Fiks në ora 20:00, kur edhe ishte planifikuar të niste shfaqja “Lela & CO”, në Teatrin Kombëtar, mbrëmë u ndal energjia elektrike. Edhe pse salla ishte mbushur përplot me publik, shfaqja u anulua.

Ishte aktori Kushtrim Sheremeti i pari që shfaqi indinjatën e tij prej artisti.

Sipas tij, Teatri Kombëtar është pa gjenerator tash e 2-3 vjet.

Kontaktuar nga ObserverKult, drejtori i Teatrit Kombëtar, Naser Shatrolli tha se gjeneratori është dërguar për servisim.

Në raste të tilla, publikut i rikthehen paratë e biletave, apo sipas dëshirës ata mund të shfrytëzojnë biletën për ndonjë shfaqje tjetër.

Nëse ka energji elektrike sonte nga ora 20:00 në Teatrin Kombëtar do të shfaqet baleti “Pushimi i kalorësve” me koreografi të Natalia Osipovas, ndërsa nesër në po të njëjtin orar do të ketë koncert kushtuar 20 vjetorit të korit “Lira”.

ObserverKult

_ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _

Lexo edhe:

TEATRI KOMBËTAR FSHIN SHFAQJEN E RILEXIMIT ARTISTIK TË “PREFEKTIT”

Debatet dhe indinjimi i pasardhësve të Qazim Mulletit ka bërë që Teatri Kombëtar në Shqipëri të fshijë nga faqja e “Facebook” videon e rileximit artistik të komedisë “Prefekti”.

Pak ditë nga shfaqja online, e cila ngjalli reagimin e shoqatës “Tirana”si dhe të pasardhësve të Qazim Mulletit, duket se Teatri Kombëtar ka reflektuar duke e hequr nga “Facebook” shfaqjen.

Teatri Kombëtar vendosi të lexojë pjesë nga vepra “Prefekti” të Besim Levonjës për t’i shfaqur në “Facebook”. Kjo do të bëhej me rastin e festave të nëntorit. Por leximi i kësaj vepre ngjalli një sërë kritikash, pasi në të ironizohet e tallet figura e Qazim Mulletit.

Shoqata “Tirana” deklaroi se do t’i drejtohej edhe Ministrisë së Kulturës që të hiqej zyrtarisht nga transmetimi shfaqja “Prefekti”. Ata e konsideruan atë si një sajesë politike e sistemit komunist. Gjithashtu thanë se filmi bazohet mbi trillime dhe mohimin e të vërtetës.

Edhe pasardhësit e Qazim Mulletit u shprehën të fyer. Ata deklaruan se nga ish-prefekti i Tiranës ka qenë një intelektual që dinte pesë gjuhë të…

Shkrimin e plotë e gjeni KËTU.

ObserverKult