Shfaqje për fëmijë, “Boeing, boeing” apo “Të edukosh Ritën”. Teatri Shëtitës nis turin në Shqipëri, duke çuar shfaqjet në qytete pa teatro ku qendrat kulturore hapen së shumti për fushata dhe aktivitete partike.
“E nisëm në Laç me një shfaqje për fëmijë dhe jemi të surprizuar nga mikpritja e spektatorit të vogël çka na jep kurajo që ta çojmë teatrin kudo ku për më shumë se tri dekada nuk ka aktivitet kulturor. Qendrat kulturore janë bërë monopol i aktiviteteve të partive.”, tha Kiço Londo.
Fundjava e ndan teatrin mes Tiranës dhe Durrësit. Në një vend ku arti është i varur nga financimet publike dhe gjithnjë me ankesën e mungesës së buxheteve, teatri shëtitës, pa mbështetje nga buxheti i shtetit e çon teatrin kudo, siç e çonte komunizmi për hir të propagandës. Veçse Teatri Shëtitës është antipropagandë dhe antisistem.
“Kam tentuar tre herë të krijoj në tre momente brenda sistemit një antisitem dhe mbasi jam larguar gjërat kanë shkuar te sistemi ynë teatror që për hatër të së vërtetës është një sistem i mykur, apatik, i korruptuar në kuptimin e moralit të punës. Po bëjmë një përpjekje për të riulëritur sepse kemi arritur në një moment që kemi më shumë festivale se shfaqje.”, pohoi Londo. Shfaqjet e Teatrit Shëtitës vihen pranë teatrit veror të Akademisë së Arteve dhe në teatror e rretheve dhe vijnë në zhanrin e komedisë, dramës dhe pjesëve për fëmijë./BalkanWeb
LEXO EDHE: Kiço Londo: Zvarranikëve shteti u jep poste