Ted Hughes: Të jesh si Krishti

Poezi nga Ted Hughes

Ti nuk doje të ishe si Krishti. Sado që babai yt
Ishte yt Zot dhe tjetër s’kishte, ti nuk doje
Të ishe si Krishti. Sado që shoqëroheshe
Me dashurinë e babait tënd. Sado që ia pate ngulur sytë
Të huajit sikur të ishte nëna jote.
Çka kishte të bëj ajo me ty
Përpos që të të kandiste kundër babait tënd?
Kur sytë e saj të mëdhenj e gjysmë të mbyllur zbritën
Hënën e tyre aq afër
Duke premtuar tokën që shihje
Fatin tënd dhe ti qaje
Dil prapa meje. Ti nuk
Doje të ishe sikur Krishti. Ti doje
Të ishe me babain tënd
Kudo që gjendej ai. Dhe trupi yt
E mbyllte kapërcimin tënd. Dhe familja jote
E cila ishte gjaku dhe mishi yt
E ngarkonte atë. Dhe një zot
Që nuk ishte yt atë
Ishte zot i rremë. Ama ti nuk doje
Të ishe si Krishti.

Përktheu: Fadil Bajraj

ObserverKult


EZRA POUND: IONA, QËKUR E VDEKUR