Teodor Keko: Varfërija

Nё gjunjё zvarritem para teje,
E akullt, ti, qёndron pёrballё.
Portreti im, lypёs zhele-zhele,
I yti klith: Lufta u shpall!

Njёri nё gjunjё-tjetri nё kёmbё,
Kёshtu ne ngrimё nё pafundёsi.
Askush s’fitoi nga luftё e rreptё,
Tё dy u plakёm nё varfёri.
Ah, ç’luftё qe!
Pa histori…

ObserverKult