Teodor Shtorm: Zemra s’ka qetësi…

Mesnatë! Gjumi nuk më zë.
Bie në shtrat, po zgjuar rri;
Mbyll sytë e lodhur e bëj të fle,
Por ditë e natë zemra ku di?

Ah, zemra, zemra- s’ka qetësi,
Se fluturon te ti njësoj:
Në ëndërr, o jeta ime, ti,
Në jetë, o ëndrra ime, moj.

Përktheu: Petraq Kolevica

ObserverKult


Lexo edhe:

TEODOR SHTORM: KUR LARG TEJE TË JEM PËRSËRI

Kur larg teje të jem përsëri,
Dhe në mbetsha përjetë atje,
Do t’të ndiej pranë si zemrën në gji,
Si në zemër dashurinë që rreh.

Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:


S’KAM DASHTË KURRË ME BESU QË M’KE HARRU…

S’kam dashtë kurrë me besu që me ke harru, ani pse jeta asht herë parajsë e herë ferr. A e kupton që lindim tuj kja, e tuj kja vdesim, veç jetojmë si duem na, si na merr rrota e fatit, rrokopuja e jetës.

Arjola Zadrima

Këto 20 vite heshtjet e mia nuk ngjajnë, zhurmat po. Kam njohë ulërima nga ma të ndryshmet, sy që tjetërsohen, duer të nervozume, diku në ngjitje shkamijsh ndjeja frikën. Ti nuk ishe.

Kam preferu me mendu që nuk ke ekzistu ndonjiherë. Kishte ditë aq të vështira sa fillova me kuptu se të kisha shpikë. Dhe ishte prej mend e vërtetë, në memorien teme kisha skalitë një mit.

Ndoshta më duhej një pikë referimi qetësie shpirtnore. Më të rrëfy 20 vite nuk asht e lehtë, sepse mbas rrëfimit ka shumë mundësi që s’do të due më jetu ma, shpesh ndjehem 100 vjeç, ditë – ditë më çalon koha edhe jam.

Gjithmonë kam mendu se dashnia asht e shenjtë, njësoj e besoj, jam rritë me sytë e time bije, me kaçurrelat e saj mësova erën, tim biri ja njoh mirë aromën.

Ata e dinë që unë jam nana, e ndjejnë, e kuptojnë. Shpesh mendojnë se nana asht një mal i fortë që u ban ballë stuhive në kambë, deri që bjen mramja.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult