Albert Ajnshtajni: Kushdo që s’ka bërë asnjë gabim nuk ka provuar asgjë të re…

ObserverKult ua sjell disa thënie nga Albert Ajnshtajni:

Janë dy mënyra për ta jetuar jetën. Njëra është të mendosh se asgjë nuk është një mrekulli. Tjetra është të mendosh se çdo gjë është një mrekulli.

Marrëzia: të bësh të njëjtën gjë përsëri dhe përsëri dhe të presësh rezultate të ndryshme.

Dy gjëra janë të pafund: universi dhe marrëzia njerëzore, por sa i përket universit kam ende dyshime.

Shpirtërat e mëdhenj kanë ndeshur gjithmonë kundërshtim të dhunshëm nga ana e mendjeve mediokre.

Vendose dorën mbi furrë për një minutë dhe të duket si një orë. Ulu pranë një vajze të bukur për një orë dhe të duket si një minutë. Ky është relativitet.

Është më mirë të jesh optimist kot më kot se të jesh pesimist pa arsye.

Nëse faktet nuk përputhen me teorinë, ndrysho faktet.

Kushdo që s’ka bërë asnjë gabim nuk ka provuar asgjë të re.

Një tavolinë, një karrige, një kanistër me fruta dhe një violinë; çka i duhet më shumë një njeriu për të qenë i lumtur?

Mos kërko të jesh njeri i suksesit, por kërko të jesh njeri i vlerave.

Fantazia është më e rëndësishme se dija.

Për të humbur mendjen, nevojitet ta kesh!

ObserverKult

———————————————

LEXO EDHE: KATËR LEKSIONE PËR JETËN NGA FILOZOFI I LASHTË GREK, EPIKURI

Epikuri jetoi në vitet 341-270 Para Krishtit, dhe shkroi më shumë se 300 vepra gjatë jetës së tij. Megjithëse shumica e tyre kanë humbur, ajo që mbetet prej filozofisë së Epikurit, është e mbushur me njohuri të përjetshme. Ai na la edhe disa thënie…

Mençuria çon në kënaqësi

Epikuri thekson rëndësinë e kënaqësisë, por jo kënaqësinë siç e njohim sot.
“Me kënaqësi nënkuptojmë mungesën e dhimbjes në trup dhe të brengave shpirtërore. Ajo nuk vjen si pasojë e pijeve dhe argëtimit të pafund… është një arsyetim i matur … duke i larguar ato mendime negative, përmes të cilave shqetësimet e mëdha e zotërojnë shpirtin tonë.”- Letër drejtuar Menoeceut, nga Epikuri...

TEKSTIN E PLOTË MUND TA LEXONI KËTU