Thënie motivuese nga Napoleon Hill: Unë do t’ia dal, Unë mundem…

ObserverKult ua sjell disa thënie të shkrimtarit, Napoleon Hill

“Ato që njihen më së shumti si dështime, janë thjesht disfata të përkohshme”.

“Çfarëdo gjëje që mendja e një njeriu mund ta konceptojë dhe besojë, mundet ta arrijë”.

“Mbaj në mendje një qëllim të caktuar dhe vëzhgo se si bota do të qëndrojë pranë për të lejuar ta arrish atë qëllim”.

“Frika është një zakon, njësoj si dështimi, ankthi, vetëmohimi, humbja e shpresës dhe dorëzimi. Ti mund t’i eliminosh të gjitha këto zakone negative vetëm me dy fjali: “Unë mundem” dhe “Unë do t’ia dal””.

“Pika fillestare e çdo arritjeje është dëshira. Mbaje këtë gjë të ngulitur në mendje. Një dëshirë e dobët sjell rezultate të dobëta, njësoj si një zjarr i vogël që krijon një ngrohtësi të vogël”.

“Mbaje mendjen të përqëndruar në gjërat që dëshiron në jetë, jo në gjërat që nuk i dëshiron”.

“Bota e ka për zakon që i liron hapësirë atij personi që me veprimet e tij, tregon se e di se ku është duke shkuar”.

“Një person që dorëzohet asnjëherë nuk fiton dhe një fitimtar asnjëherë nuk dorëzohet”

“Njësoj siç sytë kanë nevojë për dritë për të parë, edhe mendjet tona kanë nevojë për ide në mënyrë që ta arrijnë diçka”.

“Paratë, të cilat janë thelbësore për ecurinë e një biznesi, janë të pavlera nëse nuk kombinohen me një tru të zgjuar”.

“Suksesi është i mirë në çdo moshë, por sa më herët ta arrish, aq më gjatë ke për ta shijuar atë”.

Napoleon Hill

Lexo edhe:

GIBRAN: DUHET NJË JETË PËR TA HARRUAR DIKË…

ObserverKult ju sjell thënie nga personalitete të njohura:

Duke besuar me pasion në diçka që ende nuk e ekziston vërtetë, ne e krijojmë atë. Ajo që nuk ekziston është vetëm diçka që nuk e kemi dëshiruar mjaftueshëm./Franz Kafka

Të gjithë ëndrrat e tua mund të bëhen realitet, nëse ke kurajën t’i ndjekësh./Ualt Disney

Duhet vetëm një minutë për të të ngazëllyer dikush, një orë për të të pëlqyer dikush dhe një ditë për ta dashuruar dikë, por duhet një jetë për ta harruar dikë./Khalil Gibran

Poezia është më afër të vërtetës njerëzore se sa historia./Platoni

Për aq kohë sa i besoni vetes, ju do të dini si të jetoni./Gëte

TEKSTIN E PLOTË E GJENI KËTU