Thënie motivuese për gratë: Ji vetvetja dhe personat e duhur do të duan për atë që je

Rita Levi

ObserverKult ua sjell disa thënie nga Rita Levi Montalcini.

“Grave u është dashur përherë të mundohen dyfish. U është dashur gjithmonë të mbajnë dy pesha, atë private dhe atë sociale. Gratë janë shtylla kurrizore e shoqërisë”.

“Është më mirë t’i shtosh jetë ditëve, se sa ditë jetës”.

“Gratë që kanë ndryshuar botën, nuk u është dashur të tregojnë asgjë tjetër përveç inteligjencës”.

“Në jetë nuk duhet asnjëherë të dorëzohesh, të biesh pre e mediokritetit, por të dalësh nga ajo “zona gri” ku gjithçka është zakon dhe dorëzim pasiv”.

“Të gjithë thonë se truri është organi më kompleks i trupit njerëzor. Nga ana mjekësore, edhe mund të konsiderohet i drejtë ky pohim, por si grua ju siguroj se nuk ka organ më kompleks se zemra. Ende sot nuk njihen mekanizmat e saj. Në arsyetimet e trurit ka logjikë, më ato të zemrës ka emocione”.

“Në moshën 20-vjeçare doja të shkoja në Afrikë për të kuruar leprozën. Kam shkuar atje, por e moshuar, për të kuruar analfabetizmin, që është shumë më i rëndë se leproza”.

“Trupi mund të vdesë, por mbeten mesazhet që kemi lënë pas në jetë. Kështu që mesazhi im është ky: Besoni tek vlerat”.

“Emocionet e përjetuara në vitet e para të jetës lënë gjurmë që do të kushtëzojnë veprimet dhe reagimet e gjithë pjesës tjetër të ekzistencës sonë”.

“Janë të rrallë personat që përdorin mendjen. Të paktë ata që përdorin zemrën dhe unikë ata që i përdorin të dyja”.

“Një nga sfidat më të mëdha në jetë është të jesh vetvetja, pa u përpjekur të imitosh të tjerët. Do të jetë përherë një person tjetër më i bukur, më inteligjent, më i ri, por asnjë s’mund të jetë si ti. Mos ndrysho për të qenë i dashur nga të tjerët. Ji vetvetja dhe personat e duhur do të duan për atë që je”./bota.al

ObserverKult

_ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _

Lexo edhe:

THËNIE NGA SANDRA BULLOCK: DEFEKTET E TUA JANË ATO QË TË BËJNË MË TË BUKUR