Thënie nga disa prej mendjeve më të ndritura në histori!
“Shpirti shërohet duke qëndruar me fëmijë.”
– Fyodor Dostoyevsky
“Pyetja më e madhe e cila, në të gjitha kohërat e ka shqetësuar njerëzimin dhe u ka sjellur atyre pjesët më të mëdha të neverisë së tyre… ka qenë, jo nëse pushteti duhet të ekzistojë ose jo në botë, e as se prej nga vjen ai, por kush duhet ta ketë atë?”
– John Lock
“Është preokupimi për posedime, ajo që më shumë se çdo gjë tjetër, na pengon për të jetuar lirshëm dhe me bujari.”
– Bertrand Russell
“Besnikëri ndaj atdheut gjithmonë, besnikëri ndaj qeverisë, vetëm kur e meriton.”
– Mark Twain
“Nëse ngjitemi mjaftueshëm lartë, ne do ta arrijmë një lartësi prej të cilës tragjedia pushon së dukuri tragjike.”
– Irvin D. Yalom
“Nëse mjerimi i të varfërve nuk është shkaktuar nga ligjet e natyrës, por nga institucionet tona, i madh është mëkati ynë.”
– Charles Darwin
“Jeta nuk ka të bëjë me gjetjen e vetes. Jeta ka të bëjë me krijim e vetes.”
– George Bernard Shaw
“Mënyra më e mirë për ta korruptuar një të ri është ta mësosh atë t’i vlerësojë më shumë ata që mendojnë njësojë se sa ata që mendojnë ndryshe.”
– Friedrich Nietzsche
“Inteligjenca jeton më gjatë se bukuria.”
– Oscar Wilde
“Mendjet më të mëdha janë të afta për virtyte të mëdha por gjithashtu edhe për vese të mëdha.”
– René Descartes
“Kur njëherë njeriu e gjen veten, nuk ekziston asgjë në këtë botë që ai do ta humb. Dhe atëherë kur ai ta kuptojë njerëzoren brenda vetes, ai do t’i kuptojë të gjitha krijesat njerëzore.”
– Stefan Zweig / ObserverKult