ObserverKult ua sjell disa thënie nga Jennifer Aniston:
“Vetëm në momentin që e kupton kush je dhe çfarë dashuron tek vetja, mendoj se çdo gjë shkon në vendin e duhur”.
“Ndiq atë çfarë dëshiron ti të bësh dhe çfarë të thotë zemra jote se duhet të bësh”.
“Sa më e madhe të jetë aftësia për të dashuruar, aq më e madhe është dhe aftësia për ta ndjerë dhimbjen”.
“Nuk ka pendesa në jetë, vetëm mësime”.
“Është e pamundur të kënaqësh këdo, ndaj të sugjeroj të ndalosh duke u përpjekur”.
“Unë them gjithmonë: “Mos bëj plane, mendo për mundësi””.
“Kam mësuar se mund t’ia dalim përballë gjithçkaje që na ka lënduar. Asgjë nuk të vret. Asgjë”.
“Mundet të jemi ose të nevrikosur, ose martirë, ose mund të themi: “Ke limona? Eja të bëjmë një limonadë””.
“Mund ta them hapur se nuk mund të qëndroja kurrsesi në një marrëdhënie pa barazi, bujari, integritet, ndjenja, mirësi dhe humor”.
“Besimi në vetvete. Paqja. Mirësia. Ndershmëria. Një jetë e jetuar mirë. Të ndërmarrësh sfida pa u ndjerë keq, nëse nuk shkojnë siç e parashikoje. Dhe të mos ndihesh si një dështim, apo t’i lejosh të tjerët të kritikojnë jetën tënde dhe të bëjnë të ndihesh se ke dështuar në diçka. Këto janë gjërat që duhen jetuar dhe duhen shmangur”.
ObserverKult
_ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _
Lexo edhe:
THËNIE NGA MEGAN FOX: ASKUSH NUK LODHET DUKE DASHUR, AMA ÇDOKUSH LODHET DUKE PRITUR…
ObserverKult ua sjellë disa nga thënie të Megan Fox:
“Unë besoj se çdo ndërveprim është një akt fati në njëfarë mënyre. Ne duhet të ndërveprojmë me të tjerët, të marrim eksperienca maksimale dhe të mësojmë leksionet që duhet të mësojmë”.
“E di se çfarë të nevojitet të ndjesh si një grua, jo thjesht të ndihesh rehat, por edhe e fuqishme”.
“Duhet të mbash tre gjëra të fshehta: të ardhurat, jetën personale dhe lëvizjen e radhës”.
“Kur ndalon së ndjekuri gjërat e gabuara, ti u jep një shans gjërave të duhura të të arrijnë”.
“Përkufizimi im për bukurinë lidhet me thjeshtësinë, elegancën dhe sensualitetin. Kur një grua është në harmoni me veten dhe i njeh vlerat e saj, shndrin në mënyrë natyrale. Feminiteti nuk varet nga çfarë vesh apo nga mënyra se si…
Shkrimin e plotë e gjeni KËTU.
ObserverKult