Oscar Wilde lindi në vitin 1854 dhe u nda nga jeta më 30 nëntor 1900. Ai është dramaturgu, prozatori dhe poeti i famshëm irlandez.
Wilde ka shkruar letërsi për fëmijë dhe të të rritur, ka bërë ese për artin dhe letërsinë dhe mbetet një prej mendjeve më brilante të letërsisë botërore të shekullit të XIX.
ObserverKult ua sjell disa thënie të Oscar Wilde:
– Askush nuk është aq i pasur, sa të mund të blejë të kaluarën e vet.
– Pas gotës së parë, i shikon gjërat ashtu siç do të doje të ishin. Pas gotës së dytë, i shikon gjërat ashtu siç nuk janë. Në fund i shikon gjërat ashtu siç janë në realitet, dhe kjo është gjëja më e shëmtuar në botë.
– Miqtë e vërtetë nuk ta ngulin thikën pas shpine, por përballë.
– Përvoja është emri që u japim gabimeve tona.
– Kur isha i ri mendoja që paraja ishte gjëja më e rëndësishme në jetë. Tani që jam rritur jam bindur se ashtu është vërtet.
– Dallimi i vetëm ndërmjet shenjtorit dhe mëkatarit është që çdo shenjtor ka një të kaluar dhe çdo mëkatar një të ardhme.
– Ai që s’di të mësojë, jep mend.
– Ji vetvetja, të gjithë të tjerët janë zënë.
– Të moshuarit besojnë se dinë, të moshës mesatare dyshojnë se dinë, të rinjtë mendojnë se i dinë të gjitha.
– S’ka asgjë më të rrezikshme sesa të jesh tepër modern. Rrezikon të dalësh jashtë mode nga një moment në tjetrin.
ObserverKult
—————
Lexo edhe:
OSCAR WILDE: NËSE NUK VONOHESH SHUMË DO TË TË PRES GJITHË JETËN…