ObserverKult ua sjell disa thënie të Arthur Schopenhauer:
Ai që shkruan për budallenjtë, audiencën e lartë e ka të sigurtë.
Pasuria është si uji i kripur, sa më shumë të pish, aq më i etur je. Kjo vlenë edhe për lavdinë.
Kush nuk do vetminë nuk do as lirinë, pasi jemi të lirë vetëm kur jemi vetëm.
Dhembshuria për kafshët është e lidhur ngushtë me mirësinë e karakterit, dhe mund të pohohet me siguri se ai që është mizor me kafshët, nuk mund të jetë kurrë njeri i mirë.
Secila dashuri, sado qiellore të duket, rrënjët e saj i ka në instiktin seksual.
Asgjë nuk mund të jetë e bukur pa të vërtetën.
Zakonisht është humbja ajo që na bënë ta dimë vlerën e gjërave.
Ne rrallë mendojmë për atë që e kemi, ndërsa shpesh për atë që na mungon.
Njerëzit e zakonshëm thjeshtë mendojnë se si duhet ta shpenzojnë kohën e tyre; i talentuari tenton ta përdor atë.
Doktori e sheh të gjithë dobësinë e njeriut, gjykatësi e sheh të gjithë ligësinë dhe teologu të gjithë budallallëkun e tij.
ObserverKult