ObserverKult ua sjell disa thënie nga Sylvester Stallone:
“Nuk jam personi më i pasur, më i zgjuar apo më i talentuar në botë, por unë korr suksese, sepse vazhdoj gjithmonë e më tepër përpara”.
“Ekziston një ligj natyral i karmës ku personat më hakmarrës, të cilët bëjnë gjithçka për t’i lënduar të tjerët, përfundojnë të lënduar e të vetmuar”.
“Jeta është më tepër se syzet e diellit dhe filmat e famshëm. Realiteti, ai është ngjarja më kryesore”.
“Suksesi është zakonisht kulmi i kontrollit të dështimeve”.
“Kam plot pendesa në jetë, por mendoj se kjo është një nga arsyet që i shtyn njerëzit të krijojnë gjëra. Nga zhgënjimet më të mëdha vijnë veprat më të mëdha të artistëve, shkrimtarëve apo piktorëve”.
“Sa herë dështoja në diçka, njerëzit nuk më llogarisnin më, por unë rikthehesha sërish më i fortë”.
“Unë besoj se çdo sukses në jetë vjen nga ndjekja e një rruge me optimizëm të verbër dhe të vrullshëm”.
“Jam gjithmonë në kërkim të një sfide të re. Ka shumë male për të ngjitur në jetë. Nëse i ngjis të gjithë, do ta ndërtoj vetë një”.
“Duhet t’i qëndrosh përherë besnik personave që të kanë mbështetur, kur ke qenë në vështirësi”. /bota.al
ObserverKult
_____________________
Lexo edhe:
PAS NJË “BETEJE” TË ZHVILLUAR, SHTOHET EDHE NJË KATEGORI NË OSCARS