Thënie nga Tina Turner: Nëse nuk ndihesh i lumtur me diçka, hiq dorë prej saj…

Tina Turner

Ajo u bë e njohur me emrin Tina Turner, dhe ka lindur si Anna Mae Bullock, më 26 nëntor 1939 në një komunitet të vogël rural Natbush, në Tennessee.

Ajo ishte fëmija i dytë i Zelma Priscillas, punëtores së fabrikës dhe Floyd Richard Bullock, një prift.

Pas Luftës së Dytë Botërore, familja u transferua në qytetin e Noxvilles. Këtu, Ana fitoi përvojën e parë të këndimit në Kishën Baptiste të Spring Hill.

Pas diplomimit në vitin 1958, ajo filloi të punonte në spital si punëtor ndihmëse, duke shpresuar që të bëhej infermiere. Gjatë kësaj kohe, ajo dhe motra e saj filluan të marrin pjesë në klubet e natës në qytetin ku yllit të ardhshëm iu hapen dyert e suksesit dhe famës, por e cila i ka sjellë vuajtje të mëdha.

Kur ishte gjashtëdhjetë vjeçare, Tina njoftoi se turneu i ardhshëm do të ishte i fundit. Ajo vendosi të dalë në pension dhe të gëzojë një jetë paqësore me partnerin e saj, Erwin Bach.

Tina Turner u nda nga më 24 maj 2023.

ObserverKult ua sjell disa thënie nga Tina Turner:

“E ardhmja u përket atyre që besojnë në bukurinë e ëndrrave të tyre”.

“Duhet ta duash dhe të kujdesesh për veten, sepse vetëm kështu mund të japësh më të mirën nga vetja”.

“Nuk kam thënë asnjëherë: “Eh, nuk e kam këtë gjë dhe nuk e kam atë gjë”. Kam thënë gjithmonë: “Nuk e kam këtë gjë akoma, por do ta kem në të ardhmen””.

“Fuqia e vërtetë prapa çdo suksesi që unë kam tashmë, ishte diçka që e zbulova brenda vetes sime. Mendoj se është pjesë e secilit prej nesh. Një copëz nga Zoti që mezi pret të zbulohet”.

“Ndonjëherë duhet ta lësh diçka pas. Nëse nuk ndihesh i lumtur me diçka, hiq dorë prej saj. Sepse vetëm kur ndihesh i lirë, kreativiteti yt i vërtetë, vetvetja jote, dalin në pah”.

“Më kanë pyetur nëse ndonjëherë jam përpjekur për diçka. Po, jam përpjekur për jetën time”.

“Unë besoj se nëse çohesh dhe vazhdon përpara, jeta do të ofrojë mundësi të reja”.

“Ajo që dua në parajsë, është të ketë fjalë për t’u bërë shënime dhe biseda për t’u bërë simfoni”.

“Mosha nuk është një problem për mua. Nuk ka rregulla që thonë se duhet të vishesh në këtë mënyrë, apo të sillesh në atë mënyrë”.

“Sekreti më i madh i bukurisë sime është se jam e lumtur me veten. Nuk përdor kremra specialë apo trajtime, përdor pak nga gjithçka. Është gabim të mendosh se ti je ajo që vendos tek vetja jote. Mendoj se mënyra se si dukesh varet plotësisht nga mënyra se si ndihesh me veten dhe me jetën. Lumturia është sekreti më i madh i bukurisë”.

“Sa më shumë rritesh, aq më shumë e kupton se nuk ka rëndësi se çfarë ndodh, por mënyra se si e përballon atë”.

“Nuk kisha asnjë që të më ndihmonte në jetë, kështu që ia kam dalë e vetme. Gjithmonë, që nga fillimi. Më është dashur të përballesha me botën dhe të bëhesha e fortë, të zbuloja misionin tim në jetë”.

“Nëse kujdesesh për veten tënde, mosha 60-vjeçare nuk ka pse të duket një problem për gratë në ditët e sotme. Në botën e sotme mund të jesh lloji i gruas që dëshiron të jesh. Sigurisht, edhe unë jam plakur paksa në fytyrë, por mendoj se kjo nuk është arsye për t’u mërzitur”.

E përgatiti: A. S.- ObserverKult

_ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _

Lexo edhe:

THËNIE NGA MEGAN FOX: ASKUSH NUK LODHET DUKE DASHUR, AMA ÇDOKUSH LODHET DUKE PRITUR…