Unë njoha një grua, e dashur gjerë në palcën e kockave të saj,
Kur zogjtë e vegjël psherëtinin, ajo u psherëtinte pas atyre;
Ah, kur u zhvendos, ajo u zhvendos në më shumë se një mënyrë:
Format, që mund të përmbajë një enë e ndritshme!
Për virtytet e saj saj të zgjedhura, vetëm perënditë duhet të flasin,
Apo poetët anglezë të rritur në greqisht
(Unë do të doja t’i kisha ata në një kor, të këndonin faqe për faqe).
Sa mirë rrodhën dëshirat e saj! Ajo më goditi butësisht në mjekërr,
Ajo më mësoi goditjen e kundërgoditjen dhe qëndroi;
Ajo më mësoi ta prekja, atë lëkurë të bardhë e të valëzuar;
Unë u pickova lehtësisht nga dora e saj e butë;
Ajo ishte një drapër; Unë, i varfëri unë, grabujë,
Duke i shkuar pas për hir të bukurisë së saj
(Por, çfarë veprimi të jatshtëzakonshëm kemi bërë).
Dashurisë i pëlqen një shikim i gjatë, adhurues i qafës së zgjatur të një pate:
Buzët e saj të mbushura me shënime, të gabueshme për t’i gjurmuar;
Ajo e lëvizi shpejt atë, e lëvizi lehtë dhe lirshëm;
Sytë e mi u joshën nga gjunjët e saj të lakuar;
Disa pjesë të saj mund të kenë një prehje të pastër,
Ose një drithmë e dukshme me hundë të lëvizshme
(Ajo lëvizi nëpër rrathë dhe ata rrathë lëvizën).
Lëre farën të bëhet bar, dhe barin të shndërrohet në sanë:
Unë jam dëshmor i një lëvizjeje të tjetërkujt;
Për çfarë është liria? Për ta njohur përjetësinë.
Betohem që ajo hodhi një hije të bardhë si gur.
Por kush do ta llogariste përjetësinë sipas ditëve?
Këto kocka të vjetra jetojnë për të mësuar mënyrat e saj të urryera:
(Unë e mat kohën me atë se si një trup lëviz ritmikisht).
Nga anglishtja: Kadrush Radogoshi