“Ti nuk je normal”, ndiqeni këngën më të re të Genc Salihut (teksti & video)

genc

Para disa ditësh artisti Genc Salihu ka lansuar këngën e tij më të re e cila po mirëpritet nga publiku.
JU ftojmë ta ndiqni:

Music & lyrics: Genc Salihu
Producer: Florent Boshnjaku
Bass: Visar Kuçi
Guitar: Adi Imeri
Piano: Rick Basset
Drums: Nesim Maxhuni

Video:

Director: Matko Bulent
DoP: Artan Zogjiani
Starring: Ëmbla Aliu

Lamsh e ke gjetë, lamsh e ke lanë
Duhet me ecë veç për me mbetë n’kambë
Frikë në sytë e tu, ka
Frikë në sytë e tu.

Lotë për t’kaluemen asnji pikë
Re të përçarta përmbi Prishtinë
Nesër vijnë me t’marrë n’krahë
Leji le t’vijnë me t’marrë.

Ti nuk je normal, bre çike
Gojën mjaltë e fjalën thikë
Ti nuk je normal, bre çikë
Ti nuk je normal.

Ti nuk je normal, bre çikë
Tu’e mshele gojën ke përbi
Kalle kejt, tash, mos ta ndinë
Ti nuk je normal.

Me qenë i ambël sikur ti
Isha nisë luleve pa mend
M’e pasë nji andërr sikur ti
Kishin me m’vra kurrë pa m’përmend.

Lavd e nam
Kokën naltë dhe lavd e nam
Kupat mbrapa që i lamë
Shkrihen sikur ar
Posedime n’varr.

O, a t’nxen në kto kpucë t’ngushta që i ke mbathë?
Për me lëvizë shpejt e larg duhet
Me u drejtu e mos me ecë në rrathë
Kurrë mos u dorëzofsh
Kurrë mos u dorëzofsh.

Ti nuk je normal, bre çike
Gojën mjaltë e fjalën thikë
Ti nuk je normal, bre çikë
Ti nuk je normal.

Ti nuk je normal, bre çikë
Tu’e mshele gojën ke përbi
Kalle kejt, tash, mos ta ndinë
Ti nuk je normal.

Me qenë i ambël sikur ti
Isha nisë luleve pa mend
M’e pasë nji andërr sikur ti
Kishin me m’vra kurrë pa m’përmend.

ObserverKult

Kliko edhe:

“Ndoshta”, këngë e re nga Dren Abazi (Video)