Ti rri brenda, duke qeshur në ngrohtësinë dhe vetminë tënde…

Tove Jansson
Foto: Eva Konikoff

Nga Tove Jansson

Kalimi i qetë nga vjeshta në dimër nuk është aspak kohë e bezdisshme. Është kohë për të mbrojtur dhe siguruar gjërat. Për t’u siguruar që të keni sa më shumë gjëra të nevojshme.

Është mirë të mbledhësh gjithçka që zotëron, sa më afër që të jetë e mundur, të grumbullosh ngrohtësinë dhe mendimet e tua dhe të strukesh në një skutë të thellë brenda.

Në një bërthamë sigurie, ku mund të mbrosh atë që është e rëndësishme dhe e çmuar, dhe e jotja. Atëherë i ftohti, stuhitë dhe errësira mund të bëjnë çfarë të duan. Mund ta tregojnë edhe shfaqin vrazhdësinë e tyre.

Mund të kalojnë nëpër mure duke kërkuar një rrugë për të hyrë, por nuk do ta gjejnë. Gjithçka është e mbyllur. Dhe ti rri brenda, duke qeshur në ngrohtësinë dhe vetminë tënde, sepse ke pasur largpamësi.

ObserverKult

Tove Jansson

Lexo edhe:

NICOLA YOON: LEXOJINI NDONJËHERË LIBRAT EDHE NGA PRAPA!

Ndonjëherë i rilexoj librat e mi të preferuar nga prapa para. Filloj me kapitullin e fundit dhe lexoj prapa derisa të arrij në fillim. Kur lexoni në këtë mënyrë, personazhet kalojnë nga shpresa në dëshpërim, nga vetënjohja në dyshim. Në historitë e dashurisë, çiftet fillojnë si të dashuruar dhe përfundojnë si të huaj. Librat e moshës bëhen histori të humbjes së rrugës. Personazhet tuaj të preferuar kthehen në jetë.