Tifozët Kuq e Zi, nëpërmjet një shkrimi në Facebook, kanë bërë thirrje Bashkisë së Korçës që të tërhiqet nga agjenda e planifikuar për festivalin e birrës.
“Ne deri sot kemi marrë shumë kërkesa nga anëtarët tona nga gjitha trevat që të ndalojmë me trupat tanë paraqitjen e këngëtarit serb që motivonte paramilitarët serb me këngët e tij për të bërë masakra mbi popullatën civile në shumë qytete të Kosovës.
Afro 2000 varreza janë të hapura pa varre në Kosovë sepse kriminelët i zhdukën edhe trupat. Mbi 12.000 viktima lufte. Serbia asnjëherë nuk kërkoi falje. Pyesim Bashkinë e Korçës a ka mundur ndonjë artist shqiptar të performoj në ndonjë festival në Serbi? Përgjigja e vetme është JO.
Për më tepër radiot në Serbi ndalojnë transmetimin e këngëve të Dua Lipës e Rita Orës vetëm se ato janë shqiptare. Prandaj para këtij racizmi shtetëror që iu bëhet shqiptarëve nuk do t’i mbyllim sytë. Në mënyrë që festivali të mbahet dhe të mos përfundoj ashtu si nuk duhet, ne edhe njëherë po e përserisim: TËRHIQENI Bregoviqin nga festivali i Korçës. Kjo është thirrja e fundit”, thuhet në njoftim.
LEXO EDHE: Bashkia e Korçës: Bregoviq është artist i madh, nuk e anulojmë koncertin