Timo Flloko: Ata s’të duan…

timo flloko miqtë pakëz

“Miqtë” nga Timo Flloko

Kot e ke, më tha vetëdija,
Njerëzit s’janë përherë miq,
Ti pandeh se ata të duan,
Por, në fakt, i ke armiq.

I them vetes, pse, s’kanë shkak,
S’kam pushtet, as ofiq,
Nuk urrej askënd në jetë.
S’ndaj të mirë dhe të ligj.

S’ka të bëjë, ata s’të duan,
Udhës shko, pas mos i ndiq.
(Dashuri ti s’fal, thotë Krishti,
Po s’i deshe dhe armiqtë!)

S’është çudi, në këtë jetë
Mes armiqsh ka të tillë “miq”
Helm i egos i ngërthen
Dhe i bën, oh, sa të ligj!

Mos u lig, mos u mpak,
Thotë vetvetja, je një hiç,
I pavlerë në këtë botë,
Po nuk pate dhe “armiq”.

Veç një jetë, njerëz, kemi,
Si të mirë edhe të ligj,
Në pusi një ditë në rënça,
Mos qoftë thënë ta kem nga miqtë!

ObserverKult

Lexo edhe:

TIMO FLLOKO: SA PAPRITUR ERDH’ KJO NDARJE…