Timo Flloko i emocionuar në sallën e restauruar të “Arteve”: Koha ecën e vitet nuk kthehen pas…

Artisti i njohur, Timo Flloko, mes emocionesh shprehu mirënjohjen për restaurimin e Teatrit të Universitetit të Arteve, ku siç rrëfen, ka nxjerrë breza të tërë studentësh me të cilët ka dhënë edhe shfaqje. Ndali gjithashtu tek pika e fortë e sallës, akustika, që i ka ruajtur vlerën kësaj skene, edhe kur mbërriti në kushte të vështira.

“Në këtë Akademi kam punuar gjatë, kam nxjerrë breza studentësh. Kam dhënë shumë shfaqje me ta. Koha ecën e vitet nuk kthehen pas… ne i mbajmë ato mbi shpinë! Po kjo skenë, sot duket më e bukur se kurrë”, u shpreh Timo Flloko, aktor, regjisor e poet.

I rrethuar nga kolegë e studentë, ai shprehu mirënjohjen ndaj Ministrisë së Kulturës së Shqipërisë, dhe realizuesve të saj për vlerat e trashëgimisë që ka ky objekt monument ku edukohen artistët e ardhshëm. Duke ndalur veçmas tek akustika e sallës, si një ndër pikat e forta, që i ka ruajtuar vlerat sallës së koncerteve të neglizhuar për vite.

“Kjo sallë është e mrekullueshme! Do kisha dëshirë të thërrisja dhe pëshpërisja që të shijoja akustikën thuajse të mbinatyrshme  të kësaj salle, që është edhe shpirti saj”, shton më tej Flloko.

Universiteti i Arteve u realizua 84 vjet më parë nga arkitekti Gherardio Bosio dhe kjo është ndërhyrja e parë restauruese që është bërë. Restaurimi i Teatrit kushtoi 3.7 milionë euro, 1.7 prej të cilave mbulohen nga TAP ndërsa pjesa tjetër nga Qeveria Shqiptare./shqiptarja

ObserverKult


timo flloko miqtë pakëz kabashi.

Lexo edhe:

TIMO FLLOKO RIKTHEHET NË EKRAN: NOSTALGJI PËR EMRAT E MËDHENJ, I MUNGOJNË KINEMASË SHQIPTARE SOT

E shkuara në Shqipëri si dhe marrëdhëniet personale po aq edhe të ndërlikuara mes njerëzve, sistemeve dhe atyre që vendosin të emigrojnë, janë në zemër të filmit të regjisores franko-shqiptare Liri Begeja. Fimi u shfaq në Kinema “Millennium” 30-vite pas realizimit të tij me iniciativën e aktorit Timo Flloko.

Flloko thotë se ky film e kthen pas në kohe dhe e bën nostalgjik, për aktorët e mëdhenj të cilët i mungojnë kinemasë shqiptare sot.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:


JACK KEROUAC: VROJTIMET

Nga: Jack Kerouac

Çfarë do të dua më tepër përveç një vakti kur kam uri, ose një
shtrat kur jam i kapitur,
ose një trëndafil kur jam i pikëlluar?
Çfarë i duhet dikujt më tepër në këtë botë përpos disa kënaqësive
që ia ofron
kjo tokë, kjo tokë e pasur që gufon, që mugullon
me lulëzim çdo
Pranvere, dhe na jep të mirat e saja të ngrohtësisë së njomur për një
verë të shkëlqyeshme?
Çfarë më duhet më tepër përpos një gruaje kur kam pasion,
ose një gotë ujë
kur kam etje, ose muzikë kur jam i vetmuar?
Përse, nuk më duhet dhoma juaj luksoze e ndejes, dhe as
kopshti juaj plot rruginash e pemë!

Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult