Timo Flloko: I gjallë apo i vdekur, lus Zotin, të kthehem…

timo flloko
Timo Flloko

Poezi nga Timo Flloko: Pandehmë

Ndonjëherë pandeh se po iki mendsh,
Pas, si hije më ndjekin të ikurit,
Ditën, fantazma më fanepsen të gjallët,
Në ëndrra, netëve, endem me të vdekurit…!

Nga ankthi zgjohem, sillem si somnabul,
Prej udhës së ëndrrave, si një i ikur ndjehem,
Botë të trazuara…vetëm të mos çmendem,
I gjallë apo i vdekur, lus Zotin, të kthehem…!

ObserverKult

——————————

Lexo edhe:

TIMO FLLOKO: SI MA NDANË FAMILJEN PAS PRISHJES ME JUGOSLLAVINË

Aktori shqiptar Timo Flloko ishte rrëfyer para publikut gjakovar si asnjëherë më parë. I ndodhur atje, vite më parë, si i ftuar i edicionit të parë të filmit me metrazh të shkurtër “Gjakova film festival”, aktori shqiptar kishte përçuar emocione te publiku, në një bashkëbisedim që ka zgjatur më shumë se 2 orë, i zhvilluar në kuadër të edicionit të parë të këtij festivali.

Ai kishte folur për përvojat e tij, familjen, teatrin dhe filmin shqiptar.

“Mund të duket pakëz e ekzagjeruar, por gjatë rrugës për në Gjakovë. Tërë kohën më është bërë mishi kokrra-kokrra, kur shihja sesa shumë jemi afruar me njëri-tjetrin”, ka thënë aktori, ndërsa për herë të parë ka treguar historinë e familjes së tij, e cila për disa vite kishte jetuar mes Kosovës dhe Shqipërisë së ndarë.

Ai ka rrëfyer se ka lindur dhe ka jetuar në Pejë deri në moshën 8-vjeçare, ndërsa në gjashtë prej këtyre vjetëve ka jetuar i ndarë nga babai dhe vëllai i tij.

“Kur isha veçse 2-vjeç, Shqipëria ishte prishur me Jugosllavinë dhe babanë tim e detyruan të largohej nga Peja dhe të kthehej në Shqipëri. Kur shkuam në kufi, kufitarët i njoftuan babait se kanë urdhër që të lejojnë vetëm atë të kalojë, por jo familjen”…

TEKSTIN E PLOTË E GJENI KËTU