Timo Flloko: I gjallë apo i vdekur, lus Zotin, të kthehem…

Ndonjëherë pandeh se po iki mendsh,
Pas, si hije më ndjekin të ikurit,
Ditën, fantazma më fanepsen të gjallët,
Në ëndrra, netëve, endem me të vdekurit…!

Nga ankthi zgjohem, sillem si somnabul,
Prej udhës së ëndrrave, si një i ikur ndjehem,
Botë të trazuara…vetëm të mos çmendem,
I gjallë apo i vdekur, lus Zotin, të kthehem…!

*Titulli i origjinalit: “Pandehmë”

LEXO EDHE: TIMO FLLOKO: MALLI QË DIKUR KISHA PËR TY