Timo Flloko: Kur humb një dashuri, nuk kthehet përsëri…

timo flloko
Timo Flloko

Ti nuk më sheh, s’di a më njeh (!)…
Tek unë vetëm dyshon, një hije të mbulon…
Pse, nuk e di, natë ke në sy?!
Më tremb kjo xhelozi, kam ankth e drithërij…

Ti fantazon, s’e kupton, nuk e ndien,
Sa herë më vret, zemër…
Unë nuk kam faj, se kam mall, jam e gjallë…
Prandaj të fal. E fundit fjalë:

Hape veten ti,
shpirtin pa kufi thellë teje,
Dhe dashuro jetën; vijmë në botë vetëm…
Hape veten ti, gjer në marrëzi të dua,
Këtë mall që djeg në gji, një det nuk mund ta pijë…!
Kur humb një dashuri, nuk kthehet përsëri!
Perëndi në ke, ëndrrat mos i lër të treten,
Pusho në krahët e mi, harroje veten,
Eja, trokit në derë, më merr me vete…
Një ditë këtë dashuri, koha do ta ngrijë!

Ndiej, ti më ndien, jo, syri s’gënjen,
Nuk ka mister aty. Jam unë, kjo natë dhe ti…
Unë qaj si fëmi, lus Zotin për ty…
U ftoh kjo dashuri, nuk ka më ngrohtësi?!
Është iluzion, ti kujton se mbaron, njëherë…përherë, zemër…
Dalngadalë, kur s’ndien mall, si për djall, oh për një “më fal”,
E fundit fjalë. Hape veten ti…

ObserverKult

———————————-

LEXO EDHE:

TIMO FLLOKO: SI MA NDANË FAMILJEN PAS PRISHJES ME JUGOSLLAVINË

Aktori shqiptar Timo Flloko ishte rrëfyer para publikut gjakovar si asnjëherë më parë. I ndodhur atje, vite më parë, si i ftuar i edicionit të parë të filmit me metrazh të shkurtër “Gjakova film festival”, aktori shqiptar kishte përçuar emocione te publiku, në një bashkëbisedim që ka zgjatur më shumë se 2 orë, i zhvilluar në kuadër të edicionit të parë të këtij festivali.

Ai kishte folur për përvojat e tij, familjen, teatrin dhe filmin shqiptar.

“Mund të duket pakëz e ekzagjeruar, por gjatë rrugës për në Gjakovë, tërë kohën më është bërë mishi kokrra-kokrra, kur shihja sesa shumë jemi afruar me njëri-tjetrin”, ka thënë aktori, ndërsa për herë të parë ka treguar historinë e familjes së tij, e cila për disa vite kishte jetuar mes Kosovës dhe Shqipërisë së ndarë…

TEKSTIN E PLOTË MUND TA LEXONI KËTU