
Malli që dikur kisha për ty,
i përshkoi hapësirat e kufijtë…
S’di pse udhën humbi,
i zunë pritë,
dashuritë shtegtare, rastësitë…
Në mos ardhtë më,
në mos mbërrittë,
era e mban rob,
largësitë…
*Titulli i origjinalit: “Malli”