Timo Flloko: Mos më thuaj humbi dashuria…

timo flloko
Timo Flloko

Për një çast, më ndali zemra, s’ishe ti,
Shpirtin sonte, ma trazove përsëri.
Më kujtohet, sa shumë prisja,
Që të ndieja erën tënde
Kthehu, dhe një herë të të shihja.

Ëndrra gjumin ma këputi e më zgjoi,
Mbi nënkresë të ndjeva frymën, ku je ti?
Puthjet ende janë të nxehta,
S’na i ftoh dot largësia.
Eja, mos u fshih vetëm në ëndrra.

Unë dhe ti,
Lusnim natën që edhe pak të zgjaste,
Të mos kish agim,
Edhe dielli fare të mos lindte,
Vetëm unë dhe ti,
Lusnim natën që pa fund të zgjaste
Të mos kish mbarim,
Edhe dielli atë ditë të shuhej,
Ndarje të mos kish!

Nëse mijëra kilometra sot na ndajnë,
Mos më thuaj humbi dashuria,
Më të madhe e bën largësia,
Eja, zemër, netët t’i përcjellim si dikur…!

Dashuria nis me ty, me ty mbaron,
Je kuptimi, që merr dita sa fillon,
Puthjet ende janë të nxehta,
S’na i ftoh dot largësia,
Eja, mos u fshih vetëm në ëndrra

Unë dhe ti,
Lusnim natën që dhe pak të zgjaste,
Të mos kish agim,
Edhe dielli fare të mos lindte,
Vetëm unë dhe ti,
Lusnim natën, që pa fund të zgjaste,
Të mos kish mbarim,
Edhe dielli atë ditë të shuhej
Ndarje të mos kish…Ndarje të mos kish…!

Mos më thuaj humbi dashuria,
Më të madhe e bën largësia!
Eja, zemër…ejaaa, si dikur…

ObserverKult

——————-

LEXO EDHE: TIMO FLLOKO: SIKUR UNË TË MUND TË VIJA TE TY…

Sikur unë të mund të vija te ty,
Apo ti të mund të vije tek unë,
Përtej të pamundshmes të mundnim,
Midis nesh të ngrinim një urë…

Të mos ndodhte ndarja, siç ndodh,
(ndarjen mos ta kishim për fat),
Ta ngrinim lartësish atë urë,
Në erë…në imagjinatë…

Le të ishte ajo krejt iluzore,
Si Kulla e Babelit që s’u ngrit ndonjëherë,
Lartësisë, dashuria a s’do ish qiellore,
Edhe pse e ngritur në erë….?!

*Titulli i origjinalit: “Si kulla e Babelit…”