Poezi nga Timo Flloko
Nëse thyhesh arenës së kësaj jete
Si nga disfatat në sheshin e një lufte,
Armët në i flaksh më në fund tutje,
Me triumfe po aq sa edhe humbje…
Në u tërheqsh, shpallsh armëpushimin,
Pa pyetur për trofe betejash të lavdishme dikur,
Me një degë ulliri si kurorë mbi krye,
Paqësisht ngri në ajër të bardhin flamur…
Mos u çudit nëse ta kthejnë shpinën,
Ata që për virtyt i faleshin vesit…
Të ndihesh i tradhtuar, sa edhe i fyer,
Për faj të egos që i degradon njerëzit…
Varur në ajër, kapur për fyti,
Prej cenit mjeran: interesit!
*Titulli i origjinalit: “Nëse”
ObserverKult
Lexo edhe: